Demonstrata nesër SHBA: Amerikanë kujdes! Mund të ketë dhunë
TIRANE-Ambasada eAmbasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri shqetësohet se demonstrata e opozitës më 18 Shkurt pavarësisht se është njoftuar se do të jetë paqësore mund të kthehet e dhunshme si ajo e 21 Janarit. Ndaj SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj të bëjnë kujdes me datën 18 Shkurt e më tej.
“Edhe pse të mëdha dhe paqësore që kanë qënë demonstratat e viteve të fundit në Tiranë, në Tiranë, demonstrate e 21 Janarit të këtij viti ishte e dhunshme dhe rezultoi në vdekjen e katër personave dhe me lëndime të shumë të tjerëve, duke përfshirë në Policinë e Shtetit Shqiptar. Ne i njoftojmë qytetarët e SHBA se edhe demonstratat që janë njoftuar si paqësore të mund të kthehen në dhunë dhe të paparashikueshme. Ju duhet ti shmangni ato nëse është e mundshme”, citon në një njoftimn në faqen e saj zyrtare, Ambasada Amerikane në Tiranë.
Nëpërmjet këtij njoftimi, ambasada njofton qytetarët e saj të marrin masa pasi të dhënat me të fundit flasin që demostrata mund të zgjasë disa ditë.
Më tej Ambasada thekson se PS nuk ka njoftuar deri tani asnjë vend se ku do të tubohen dhe ku do të zhvillohet demonstrata.
“Partia Socialiste (PS) ka njoftuar se do të mbajë një demonstratë të madhe publike në qytetin e Tiranës në pasditen e së premtes, Shkurt 18, 2011. Ambasada nuk ka informata specifike për fushën skenën ku do të bëhet demonstrate e njoftuar. Demonstratat e kaluara kanë prekur të gjitha arteriet kryesore hyrëse të qytetit të Tiranës dhe kanë ndërprerë në mënyrë të konsiderueshme rrjedhën e trafikut. Në Tiranë, demonstrata shpesh janë zhvilluar tek qendra, rreth të Parlamentit, zyrës së Kryeministrit dhe Bulevarditi “Dëshmorët e Kombit”. Por këtë radhë nuk ka vend një vend të caktuar për mbledhjen e demonstruesve. Ka disa tregues se demonstrimi të planifikuara për 18 shkurt mund të zgjasë për disa ditë”, shkruan Ambasada në faqen zyrtare.
Sipas ambasadës, demonstratat në një qytet kanë potencial që të cojnë në mitingje të tjera publike, apo të zgjerohen në demonstrate të tjera në gjithë vendin. “Ndaj ju kërkojmë të jeni vigjilentë dhe të keni kujdes me ato cfarë raportojnë mediat lokale lidhur me demonstratat apo tubimet e ndryshme”.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë vjen një ditë para zhvillimit të demonstratës së paralajmëruar të opozitës.
PS njoftoi pak ditë më parë se demonstrate e 18 Shkurtit nuk do të jetë më e heshtur, por do të përmbajë fjalime nga përfaqësues të opozitës së Bashkuar.
Ambasada amerikane në Tiranë para cdo demonstrate ka njoftuar shtetasit e saj të kenë kujdes dhe të mos qarkullojnë në vend deri në përfundim të tubimeve.
(d.b/BalkanWeb)