Pas shmangies nga ceremonia, Topi dekoron sot komandot e Afganistanit
TIRANE-Presidenti Bamir Topi dekoron sot trupat e kontingjentit paqeruajtës që ishin me mision në Afganistan. Pas shmangies që i bëri 10 ditë më parë kryeministri, presidentit, në pritjen e këtyre trupave nga Afganistani, Topi ka vendosur që ceremoninë ta organizojë në Pallatin e Brigadave.
Ky kontingjent mbërriti në Shqipëri gati 10 ditë më parë dhe u prit nga kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili për të shmangur përballjen me presidentin Bamir Topi e organizoi këtë ceremoni në selinë e Kryeministrisë dhe jo në aeroportin e Rinasit, siç ndodh zakonisht. Zyra e shtypit e presidencës pohoi për këtë rast se Ministria e Mbrojtjes kishte dërguar fillimisht një ftesë për presidentin Topi, që është njëherësh edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Topi kishte konfirmuar pjesëmarrjen, por më pas Ministria e Mbrojtjes e ka lajmëruar papritur për anulimin e ceremonisë. Nga ana e saj, zyra e shtypit e kësaj ministrie dha si arsye të anulimit, problemet teknike. Sipas tyre, ceremonia ishte anuluar 3 herë për shkak të problemeve me linjat ajrore që kishin sjellë bllokimin e oficerëve në Turqi. Por më pas është vendosur që ceremonia e pritjes të organizohej pikërisht në Kryeministri, ku nuk është ftuar Presidenti i Republikës, Bamir Topi. As nga kryeministri nuk u dha asnjë sqarim atë ditë, kur ai gjatë ceremonisë foli sërish për 21 janarin dhe grushtin e shtetit, duke sulmuar edhe kryeprokuroren Ina Rama e vetë kreun e shtetit. Ky është misioni i parë luftarak që Shqipëria kishte nisur në Afganistan. 44 oficerë dhe nënoficerë u kthyen në atdhe pas 6 muajve shërbim në Afganistan.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)