E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti i Metes bashkon politiken, PS i kthehet votes Rozeta Rapushi

Ilir Meta 'bashkon' politiken. Votimi ne Kuvend, per heqjen e imunitetit te kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta, ndonese per pak minuta, ktheu dje ne Parlament normalitetin. Me 128 vota pro dhe vetem 2 kunder, deputetet votuan per dhenien e autorizimit per fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Ilir Meta. Nje votim ky qe prej kohesh nuk ndodhte ne Kuvend, pasi opozita vijon marredheniet e kushtezuara me kete institucion duke mos marre pjese thuajse asnjehere ne votim. Megjithate pas shume kohesh, opozita ju rikthye votimit, per te zhveshur nga imuniteti kreun e LSI-se Meta, qe pas zgjedhjeve te qershorit 2009, u be pjese e koalicionit qeverises. Madje deputetet e opozites, kerkuan qe po dje te votohej edhe per heqjen e imunitetit te Dritan Priftit, sic e ka kerkuar Prokuroria e Pergjithshme, ndonese ky i fundit gjate ketyre koheve eshte afruar me Partine Socialiste, pas largimit nga qeveria dhe LSI. Ky vendim per Meten, u mor pas degjimit ne seance, te raportit te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit, te perpiluar vetem nje dite me pare ne lidhje me kerkesen e bere nga Prokuroria e Pergjithshme per kete ceshtje. "Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi se bashku me opoziten, qe te votoje heqjen e imunitetit pas kerkeses se bere nga Prokuroria e Pergjithshme", lexoi ne seancen e djeshme, relatori, deputeti i mazhorances, Viktor Gumi. Keshtu, Kuvendi miratoi vendimin "Per dhenien e autorizimit per fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit Ilir Meta", se bashku me votat e opozites te pranishme ne salle. Megjithate, jo cdo gje ne seancen e djeshme plenare shkoi kaq fjolle. Kryetari i grupit socialist Gramoz Ruci, kerkoi te marre fjalen gjate seances per replike, por sipas Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, nje gje tille rregullorja nuk ja lejon, me argumentin se nuk ka replike mbi replike. "Kur te beheni kryeminister, po te beheni ndonjehere kryeminister mund ta merrni fjalen kur te doni",-tha Topalli, duke i kerkuar Rucit qe te ulet pasi fjala nuk i takon dhe se kryeministri dhe ministrat jane ata qe mund ta marrin sa here e kerkojne ate. Por nje gje e tille, acaroi opoziten dhe kreu i grupit Ruci, jo vetem qe nuk u ul, por menjehere edhe deputetet socialiste u ngriten ne kembe ne foltoren e Kuvendit. Vetes pas nderprerjes se seances, situata u qetesua per te vijuar me pas me rendin e dites.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›