E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia kerkon nga OKB hetime per trafikimin e organeve

Serbia i ka kerkuar Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara te autorizoje nje hetim te pavarur per akuzat qe disa qytetare te saj jane vrare nga grupe shqiptaresh ne Kosove per tiu marre organet gjate konfliktit ne fund te viteve 90-te. Korrespondentja e Zerit te Amerikes prane Kombeve te Bashkuara Margaret Beshir na sjell hollesi.

Akuzat nuk jane te reja.  Ish kryeprokurorja e gjykates se Kombeve te Bashkuara per krimet e luftes Karla Del Ponte shkruan per kete ne kujtimet e saj te botuara ne vitin 2008. Por ato jane ngritur perseri pas raportit qe paraqiti ne muajin dhjetor ne Keshillin e Evropes raportuesi Dik Marti i cili tha se Hashim Thaci i cili eshte tani Kryeminister i Kosoves komandonte nje fraksion te Ushtrise lirimtare te Kosoves ne fund te viteve 90-te qe drejtonte nje rrjet te krimit te organizuar i cili thuhet se mblidhte organe te te burgosurve te vrare serbe.  Te tjere udheheqes te larte te Kosoves permenden ne raportin e Martit si te implikuar ne kete veprimtari.

Ministri i Jashtem i Serbise Vuk Jeremic tha mbreme ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara se nje hetim i pavarur i ketyre akuzave eshte esencial.

Nje hetim i tille duhet autorizuar nga nderkombetaret dhe raportuar nderkombetareve.  Ne proces duhen mbrojtur mire deshmitaret qofte edhe nepermjet nje programi per risistemimin e tyre me banim po te jete e nevojshme per te garantuar deshmi te besueshme nga te gjithe.

Qeveria e Kosoves dhe Zoti Thaci kane hedhur poshte kategorikisht akuzuat duke thene se ato nuk jane gje tjeter vec shpifje me motive politike kunder udheheqjes se vendit dhe nje perpjekje per te minuar pavaresine tri vjecare te Kosoves nga Serbia.

Ministrja e Jashteme ne detyre Vlora itaku ritheksoi kundershtimin e forte te qeverise se saj ndaj ketyre akuzave.  Ajo vuri ne dukje se akuzat  jane trajtuar nga faktori nderkombetar para Gjykates Nderkombetare per ish Jugosllavine dhe Misionit te Kombeve te Bashkuara per Kosoven UNMIK por shtoi se Prishtina do te mirepriste hetime te metejshme nga EULEX-i.   

Qeveria e Kosoves deshiron te riafirmoje qendrimin e saj zyrtar se perballe ketyre akuzave serioze do te kembengule per nje hetim korrekt dhe te hollesishem nga prokutoret e EULEX-it ne terren.  EULEX-i i cili eshte i ngarkuar nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian per te mbeshtetur sistemin juridik vendas ka ekspertizen burimet prokuroret dhe gjykatesit per te hetuar imtesisht akuzat e paraqitura. Ne do tu  garantojme atyre bashkepunimin tone te plote.

I derguari i Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara ne Kosove Lamberto Xanier tha gjithashtu se EULEX-i ka ekspertizen dhe juridiksionin per ta trajtuar kete ceshtje. EULEX-i ka thene se prokuroret e tij i kane hapur tashme hetimet paraprake per akuzat dhe u kane bere thirrje organizatave dhe individeve te interesuar perfshire edhe Dik Martin te paraqesin te dhenat qe kane lidhur me akuzat.

Ministri i Jashtem i Serbise tha se hetimet e EULEX-it nuk do te jene ne vetvete efikase pasi misioni nuk mund te veproje jashte Kosoves dhe se akuzat duket se shtrihen pertej saj duke perfshire vende te Evropes Azise dhe Afrikes.

Shumica e anetareve te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara thane se do te mbeshtesnin EULEX-in ne hetimin e akuzave por nuk e pane te nevojshme per hapjen e nje hetimi paralel.  Rusia si aleate e ngushte e Serbise beri perjashtim duke thene se mbeshtet idene e hetimeve nderkombetare ne varesi te Kombeve te Bashkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›