E Shtunë, 31 Tetor 2026

KiE Te ndiqet nga afer situata

Rezoluta e Keshillit te Europes rikonfirmon Shqiperine e krizes. Raportuesit serish ne Tirane

Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes ka miratuar dje me 63 vota pro 4 abstenime dhe 5 kunder nje rezolute mbi situaten politike ne Ballkan e ku Shqiperia ze nje vend te vetin me krizen politike ende te pazgjidhur. I hartuar nga suedezi Bjrn von Sydow Sweden i grupit socialist teksa nenvizon situaten ne Shqiperi u ben thirrje paleve qe te angazhohen per ta normalizuar ate dhe per tiu permbajtur rekomandimeve te Bashkimit Europian. Mirepres marreveshjen e arritur se fundmi mes PD-se dhe PS-se per te ecur perpara me reformen zgjedhore duke adresuar problemet e verejtura ne zgjedhjet e fundit. Nje reforme e ketille duhet gjithashtu te synoje rritjen e mundesive per partite e vogla qe te hyjne ne Parlament. Kjo do te permiresonte perfaqesimin dhe pluralizmin dhe do te ndalte bipolarizmin politik qe ka dominuar politiken shqiptare per dekadat e fundit duke demtuar shoqerine shqiptare. shte po kaq e rendesishme qe ti jepet fund praktikes se negocimit se zgjatur dhe ndryshimit te Kodit Zgjedhor ne fillim te cdo procesi zgjedhor thuhet ne raportin e miratuar dje nga Asambleja Parlamentare. Raporteri suedez ka vleresuar edhe perfshirjen ne ceshtjen e zgjedhjeve shqiptare te sekretarit te Pergjithshem te KiE-s i cili permes nje letre i kerkoi Komisionit te Venecias qe te jepte nje opinion profesional mbi debatin e forte per zgjedhjet e fundit dhe votat e kontestuara. Raporti eshte diskutuar paraprakisht ne Komitetin e Monitorimit i cili sipas suedezit Von Sydow me gjase do te risjelle ne Shqiperi dy raportuesit e vet Jirsa dhe Petrenco me qellim vleresimin e progresit te bere ne permbushje te detyrimeve qe ka vendi ne procesin e Integrimit. Nga ana e vet raporti i sugjeron Asamblese te kete ne vemendje realitetin politik ne Shqiperi. Keshtu ne vend te opsionit per ndermjetesim mes paleve i veshtruar si parakusht per ecjen para Von Sydow nenvizon nevojen e ndarjes se krizes politike mes dy partive kryesore nga procesi legjislativ. shte shume e rendesishme qe bllokimi politik te mos vijoje te paralizoje procesin legjislativ dhe miratimin e reformave qe jane te domosdoshme per vendin perfshire ketu edhe nisjen e negociatave per pranimin ne Bashkimin Europian vleresohet ne raport. Ajo qe praktikisht del nga dokumenti eshte ne fakt nje qendrim i mbajtur prej kohesh nga BE-ja qe pas darkes se zhvilluar ne Strasburg mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut socialist Edi Rama ka perseritur vazhdimisht qe krizen duhet ta zgjidhin shqiptaret. Pasketaj duket se KiE e per pasoje te gjitha organizmat e BE-se do te vijojne te apelojne per zgjidhje te situates por duke e pritur ate nga shqiptaret ne kerkim jo vetem te nje pjekurie politike por edhe te nje standardi qe ende nuk eshte arritur. Praktikisht raporti ben thirrje per heqjen dore nga kushtezimi qe kriza mes paleve po i ben procesit te integrimit dhe me konkretisht mosvotimit te ligjeve qe kerkojne mbi 3/5-t. Pavaresisht te gjithave ne finale raporti sugjeron ate qe percakton mandej edhe statusin e Shqiperise ne kete kuader mbajtjen nen vezhgim dhe mbikeqyrje lidhur me te gjitha detyrimet qe vendi ka. Si Shqiperia ashtu edhe Bosnje-Hercegovina ndodhen nen proceduren monitoruese te Asamblese. Per kete arsye situata aty eshte dhe duhet te vijoje te ndiqet nga afer nga ana e Komitetit te Monitorimit vlereson raporti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›