Opinioni per statusin e gjen Shqiperine ne krize
Verejtjet e fundit te KiE-s per sa i perket situates politike ne Shqiperi dhe ndikimit te saj ne procesin e Integrimit ne Shqiperi fitojne nje rendesi pse ato paraprijne dy ngjarje te aferta qe nuk mund te dalin nga vemendja e opinionit publik shqiptar. se pari eshte opinioni per statusin e vendit kandidat per ne BE ne 12 tetor dhe me tej progres-raporti i cili jep nje pasqyre te ecurise se vendit sipas perspektives se vleresimit te BE-se. Te dyja keto momente qe po kuptohen se fundmi si nje JO e radhes qe Brukseli po i thote Shqiperise ekzistuese kane diktuar nje riorganizim te taktikave politike ne Tirane te rezultuara edhe njehere defektoze per shkak se loja per denoncimin e fajtorit mbetet e vetmja karte legjitimimi ne kontekstin e nje krize te zgjatur. Nga ana e vet opozita socialiste me paketen e 10 pikave ka sugjeruar konsensusin sipas modelit te vitit 2002 duke kerkuar krahas angazhimit te perbashket per integrimin edhe nje ndarje te pushtetit qe lidhet me disa institucione kushtetuese te rendesishme. Me nje ftese te ketille selia roze nuk ka munguar qe te kerkoje dialog dhe diskutim perkundrejt nje vote per ligjet qe kerkojne 3/5 e per te cilat opozita refuzon te ngreje kartonin jeshil pa asnje perfitim konkret. Ajo cfare u hodh ne tryeze si nje propozim shtensionues u veshtrua nga shumica si nje opsion per ta kundruar kete te fundit si viktime te pashmangshme te JO-se se tetorit ndaj se ciles kerkohen koncesione pushteti per te shmangur nje perballje te forte politike. Ne kerkim te uljes se tensionit opozita ka riperkufizuar veten si te moderuar ne skenen politike por po aq edhe i ka ndihur shumices e cila per Integrimin ka parimisht nje oferte me te legjitimuar 12 rekomandimet e BE-se. Per rrjedhoje sugjerimi qe vjen nga Brukseli per ndarje te krizes politike nga procesi legjislativ per reformat eshte nje kerkese per standarde minimale ne emer te normalitetit qe mban te hapur perspektiven por edhe nje shuplake qe po redukton alibine e Integrimit te perdorur keq nga klasa politike ndaj qytetareve shqiptare.