E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senati amerikan miraton sanksionet ndaj Iranit

Masat e reja do të ndalojnë firmat e huaja të bëjnë biznes me Bankën Qendrore të Iranit. Para se të bëhet ligj, ky akt duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Presidenti Barak Obama, i cili është skeptik.

Ky veprim i senatit amerikan ndjek atë të Bashkimit Evropian i cili vetëm dje shtoi sanksionet ndaj zyrtarëve dhe firmave iraniane.

Ndërkohë, diplomatët në ambasadën e Teheranit në Londër duhet të largohen nga Britania deri të premten pasdreke. Ata u urdhëruan të largohen pasi të martën, protestuesit iranianë sulmuan ambasadën britanike në Teheran./Start/F. P/

                                                                                             2011-12-02 11:19
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›