E Shtunë, 31 Tetor 2026

KiE, i kënaqur me reformat dhe plotësimin e rekomandimeve

27-06-2013 / Gazeta 55

Grupi antikorrupsion i KE “GRECO” publikon raportin e dytë për Shqipërinë

Grupi i Anti-Korrupsionit i Këshilli i Europës (GRECO) publikoi Raportin e Dytë të Perputhshmerise për Shqipërinë, ku pranon se Shqipëria ka zbatuar, ose ka trajtuar në mënyrë të kënaqshme, të gjitha rekomandimet e tij.
GRECO përgëzon autoritetet shqiptare për reformat e bëra dhe masat e marra.
Ai gjithashtu shpreh shpresën e fortë se këto do të provohen të efektshme në praktikë duke qenë se zbatimi i reformave është po aq i rëndësishme sa dhe adoptimi i tyre.
GRECO është i kënaqur që procesi i reformës permbajtesore është përfunduar nga Shqipëria.
Amendime të rëndësishme të Kodit Penal, të cilat plotësojnë shqetësimet e të gjitha rekomandimeve të nxjerra në Raportin e Vlerësimit, tashmë janë zbatuar.
Përsa i përket transparencës së financimit të partive politike, GRECO pranon masat shtesë të marra me qëllim zbatimin e ndryshimeve ligjore tashmë të vlerësuara në Raportin e Perputhshmerise.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›