KiE ofroi zgjidhje per kutite
Keshilli i Europes ne shkurt te vitit te kaluar u angazhua seriozisht ne ndermjetesimin e ofrimit te nje zgjidhjeje per krizen politike ne Tirane. Pervec dy bashkeraportuesve Jaakko Laakso dhe David Wilshire ne shkurt te vitit 2010 mberriti dhe Komiteti Presidencial i KiE i kryesuar nga Mevlut Cavosuglu. Ai mblodhi ne zyren e Presidentit Topi dy lideret kryesore te politikes shqiptare Sali Berisha dhe Edi Rama te cilet diskutuan ne lidhje me krizen politike dhe per kerkesen per hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 2009. Zgjidhja e propozuar nga delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes permblidhet ne 3 pika Krijimi i menjehershem i nje komisioni hetimor parlamentar per zgjedhjet e qershorit 2009 drejtuar nga nje anetar i opozites dhe ne te cilin opozita do te kete nje shumice efektive. Ky komision hetimor duhet te pergatise amendamente per Kodin Zgjedhor ne frymen e rekomandimeve te misionit te vezhguesve nderkombetare dhe te Rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes. Opozita duhet te marre garanci per nje ndarje te drejte te kryesimit te komisioneve parlamentare.