Ne nuk po mesyjme jemi me lule ne dore
Kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi gjate fjales se mbajtur ne Kllogjer ne diten e perkujtimit te viktimave te gjenocidit hodhi poshte cdolloj qendrimi se PDIU-ja me marshimin e saj po provokon palen tjeter. E dime qe formalisht pak metra pas nesh ekziston nje kufi. Pertej atij kufiri qendrojne shume shqiptare te tjere qe pikerisht pamjet e atij gjenocidi te vazhdueshem ne keto 67 vjet i kane bere te deklarohen greke megjithese ne shtepi flasin gjuhen e nenes. Jane vellezerit tane came qe kendojne si ne qe qajne si ne. Jane shqiptare dhe ata qe jetojne pertej atij kufiri qe sot eshte kufiri me i blinduar i Europes. Por ne skemi ardhur me arme tia mesyjme atij. Ne kemi ardhur me lule deklaroi kryetari i PDIU-se. Sipas tij beteja e cameve sot ishte me lule ne dore. Beteja jone eshte per drejtesi per te drejtat e njeriut por mesa duket mesimet e demokracise se korifenjve te civilizimit si Aristoteli jane tretur ne humbetirat e shekujve e Greqise fqinj i kane mbetur vetem statujat dhe loja me tavell e buzuqi konstatoi Idrizi.