PD Rama te pranoje rezultatin e Tiranes
Partia Demokratike u kerkoi dje socialisteve te hiqni dore nga kercenimet per te marre me cdo kusht mandatin e Tiranes. Zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj theksoi dje se tani qe eshte e qarte si kristali se qytetaret e Tiranes kane votuar ne mazhorance kandidatin demokrat Lulzim Basha kryeopozitari Rama njehere flet per kanibalizem e here tjeter per maskarada. Sipas saj PD e ka thene qe ne fillim se do te pranoje rezultatin dhe do te vazhdoje te prese me durim e qetesi qe procesi zgjedhor te perfundoje.