E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Grupin D, duele kampionësh

Grupi D i Ligës së Kampionëve do të sjellë dy përballje kampionësh. Kampioni gjerman Borussia Dortmund do ta sfidojë atë spanjoll Real Madridin në kryendeshjen e kësaj xhiroje. Ndërkaq, kampioni anglez Manchester City do të ketë punë në Amsterdam me atë holandez Ajax, në një tjetër sfidë interesante. Milanin e pret punë e vështirë në Spanjë, ku e gostit Malaga.

Grupi D do të shërbejë përballje kampionësh sonte mbrëma. Pa dyshim, dueli ndërmjet kampionit gjerman Borussia Dortmund dhe atij spanjoll Real Madrid konsiderohet si kryendeshja e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Madrilenët do të tentojnë ta ruajnë lidershipin pas përballjes në Gjermani. Jose Mourinho do të jetë i detyruar t’i bëjë disa ndryshime në mbrojtje, pas lëndimit të Marcelos, Alvaro Arbeloas dhe Fabio Coentraos, ndërsa Michael Essien mund të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Në dielin tjetër, kampioni anglez Manchester City është në presion të tri pikëve në ballafaqimin ndaj kampionit holandez Ajax. ‘Citizens’ kanë marrë vetëm një pikë deri tash dhe u duhet gjithsesi fitorja për të shpresuar në kualifikim.

Një sfidë tjetër interesante është ajo e Grupit C në mes të Malagas dhe Milanit. Spanjollët në histori të tyre kanë zhvilluar vetëm 14 ndeshje në garat evropiane, ndërkaq italianët janë të mbushur me përvojë.

Rossonerët po kalojnë momente tmerri në Serie A, ku kanë mbetur 15 pikë prapa liderit Juventus, prandaj do ta kërkojnë këndelljen pikërisht në stadiumin La Rosaleda. Në rast të fitores eventuale, ekipi i Massimiliano Allegrit do t’i afrohej shumë kualifikimit në të tetën e finales. E njëjta gjë vlen edhe për Malagan.

Në ndeshjen tjetër, Zeniti i Luciano Spallettit do t’i kërkojë pikët e para ndaj Anderlechtit të Besnik Hasit. Në Grupin A, Fatos Beqiraj me shokë do të tentojnë t’ia shkaktojnë Paris Saint Germainit humbjen e dytë, edhe pse kjo do të jetë e vështirë për arsye se Dinamo Zagrebi, që ende nuk e ka shijuar asnjë pikë, konsiderohet si ekipi më dobët i grupit.

Në anën tjetër, Zlatan Ibrahimovici do të tentojë ta inspirojë ekipin francez drejt fitores për ta bërë një hap tjetër drejt kualifikimit. Në ndeshjen tjetër, Dynamo Kievi i Admir Mehmedit e viziton terrenin e vështirë të Portos.

Në Grupin B, Arsenalit po i ecën gjithçka mirë në Evropë. Në rast të fitores ndaj Schalkes, londinezët do ta ‘preknin’ pothuajse fazën tjetër. Në një humbje eventuale të ekipit gjerman shpreson mbi të gjitha Montpellieri, që në rast të fitores ndaj Olympiakosit të pafuqishëm do ta rrëmbente pozitën e dytë, e cila çon në të tetën e finales.

Liga e Kampionëve:

E mërkurë

Grupi A

Porto – Dynamo K. 20:45

Dinamo Z. – PSG 20:45

Grupi B

Arsenal – Schalke 20:45

Montpel. – Olympiak. 20:45

Grupi C

Zenit – Anderlecht 18:00

Malaga – Milan 20:45

Grupi D

Ajax – Man City 20:45

Dortmund – Real M. 20:45

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›