E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi i parë i noterëve, Berisha: Transparencë për të punuar pa frikë

TIRANË- Kryeministri Berisha deklaron angazhimin e qeverisë për modernizimin e shërbimit të noterisë, me qëllim rritjen e transparencës në aktet noteriale.

Barisha jatë fjalës përshëndetëse në Kongresin e parë të noterëve, duke e vlerësuar si sistem themelor për shtetin ligjor dhe ekonominë, e cilësoi tranperencën jetike për veprimatinë e noterit për të punuar i lirë dhe pa frikë. 

“Ç’do ditë ju firmosni ligje, se aktet tuaja janë ligjet për palët, dhe janë ligjet që prekin më shumë palët në lëkurën dhe shpirtin e tyre. Në veprimtarinë tuaj dhe çdo qelize të shtetit për ta nxjerrë atë nga labirintet, për të mbrojtur sot ka një mekanizëm themelor dhe kjo është transparenca dhe ajo është jetike për veprimtarinë e çdo zyrtari, ministri , gjykatësi, avokati dhe atyre që duhet të punojnë pa patur frikë dhe krenarë për atë që firmosin”,- theksoi Berisha. 

Lufta ndaj krimin financiar dhe liria e tregut, për shefin e qeverisë janë dy themelet vendimtare për punën e një noteri për të mbojtur qytetarët.

“Lufta kundër larjes së parave të pista është një luftë për sigurinë e cila ështëë më e para për çdo qytetar. Dhe është jetike. Ju garantoj se nuk ka rrugë më të sigurtë për të parandaluar krizat ekonomike dhe për të shpejtuar zhvillimin dhe prosperitetin sese përpjekja e qeverisë për garantimin e lisrisë së tregut. Në këtë konteks ju keni mundësi të kontribuoni në këtë pikë me nevragjike të Shqipërisë”,- u shpreh Berisha. 

Kryeministri Berisha duke falënderuar dhomën e noterisë për punën e saj në lehtësimin e procedurave burokratike për qytetarët, i shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për bashkëpunim dhe mbështetje.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topi: Noterët, rol jetik në konsolidimin e shtetit të së drejtës në vend VIDEO: Kongresi i parë i noterëve, Berisha: Tranparencë për të punuar pa frikë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›