E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve, njihen 16 "moskëtierët" e saj

E pati kërkuar aktivizimin dhe e ka përligjur atë më së miri mbrëmë në darkë "rekruti" më i ri i Kombëtares kuqezi, Besart Berisha, i cili ka shënuar golin e tij të parë në Ligën e Kampioneve, në ndeshjen e Hamburgut kundër CSKA-së së Moskës. Shqiptari i skuadrës gjermanoveriore ka hyrë kështu në historinë e Ligës së Kampioneve me golin e tij, por nderi i të parit gol në veprimtarinë më prestigjioze të klubeve të Evropës e ka Kliton Bozgo. Gjithsesi, ajo që vlen të theksohet është se Berisha ishte dje për herë të parë në 11-shen e parë të skuadrës së udhëhequr nga trajneri Tomas Doll dhe nuk humbi aspak kohë për t'i treguar këtij të fundit se mbase kishte gabuar me mosaktivizimin e tij.
Trajneri i Hamburgut ndodhet prej kohësh në një "luftë" me tifozët e klubit, që kërkojnë aktivizimin e sulmuesit të ri të Kombëtares shqiptare në, Berisha, në cdo ndeshje. Dolli e ka aktivizuar shumë pak sulmuesin 20-vjecar. "Unë kam mësuar shumë gjëra gjatë stërvitjes prej trajnerit Doll, dhe do t'i jem atij pafundësisht mirënjohës, - qe shprehur Besart Berisha në një artikull të botuar në shtypin gjerman para ndeshjes. - Trajneri e di gjithashtu, që unë digjem dhe dëshiroj të jap gjithcka për të ndihmuar ekipin... por unë do të doja të luaja më tepër." Ndonëse ishte skuadra mike që kaloi e para në epërsi, me atë të një 11-metërshi të saktë të Olicit, është shqiptari Berisha që kundërpërgjigjet për Hamburgun.
Vetëm pesë minuta pas golit të rusëve, sulmuesi më i ri i Kombëtares kuqezi, përfiton nga një goditje këndi, e ekzekutuar nga Atouba, dhe, topi kalon pasqyrë tërë portën, duke u devijuar në rrjetë pranë shtyllës nga Berisha. Gjithsesi, goli i tij e ndihmoi dot Hamburgun të merrte një rezultat pozitiv, duke e mbyllur kështu aventurën evropiane me një fitore të vetme në 6 takime.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›