“Kicker”: “Seria e zezë e Kapllanit”Revista prestigjioze gjermane analizon edicionin shterpë të shqiptarit. Heroi i Karlsruhes në Bundesligën 2 në krizë për të shënuar në të Parën

Edmond Kapllani: 10 ndeshje, asnjë gol, asnjë asist. Kjo është llogaria që ka bërë revista prestigjioze gjermane “Kicker” për sulmuesin shqiptar të Karlsruhes në Bundesligën 1 për sezonin aktual. Etja urgjnete për gol e ka bërë jo pak herë nervoz autorin e 17 golave në sezonin 2005-2006 kur Karlsruhe ishte pjesë e Bundesligës 2.
“Seria e zezë e Kapllanit” ishte titulli thumbues i “Kicker”-it. Në Berlin kundër Hertës, ndeshja e fundit e fazës së parë, Kapllani ka shansin e fundit për të treguar se vlen dhe se është i aftë të zhbllokohet nga ngërçi i pashpjegueshëm. Edmond Kapllani pret golin e tij të parë sezonal, por dhe Edmund Beker kërkon fitoren e parë në transfertë, që mungon prej nëntë javësh, teksa ka pësuar pesë humbje rresht jashtë shtëpisë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është aktivizuar rregullisht javët e fundit nga minuta e parë, por edhe pse ka pasur raste shënimi ende nuk e ka realizuar atë “dreq goli të vockël”. Në ndeshjen e fundit kundër Hertës, në atë humbje 3-1, ishte Kapllani ai që shënoi golin e vetëm për Karlsruhen. “E ndjej se po luaj më mirë, edhe sistemi me dy sulmues po më përshtatet më mirë. Ajo që po më mundon dhe më mungon, është thjesht një gol”, - citohet Kapllani nga revista gjermane. Kundër Verder Bremen, Karlsruhe fitoi duke e ruajtur të paprekur portën, ndërsa Kapllanit vetëm fati i mohoi golin.
Edhe “armiku” më i madh i Kapllanit te Karlsruhe, australiani Xhoxhua Kenedi është në një ditë të zezë, 20 ndeshje në Bundesligë pa shënuar, duke humbur edhe vendin e titullarit. Vetëm Sebastain Frejs, me pesë gola, është i sigurt në ekip, duke marrë edhe komplimentet e trajnerit. “Sebastian ka shanse, ka punuar shumë. Për këtë ai shumë shpejt do të shpërblehet sërish”.
Faza e parë është në fundin e saj dhe Kapllani nuk dëshiron ta nisë 2009-n me trastën bosh. Sulmuesi shqiptar e ëndërron një gol. Aq më tepër kur kontratës së tij i ka mbetur vetëm gjysmë viti nga skadimi. Por, për Kapllanin kjo nuk përbën aspak një temë: “Unë dua të qëndroj këtu, nuk mendoj kurrë për një ndryshim të skuadrës”. E ardhmja e tij lidhet me Kalrsruhen, por ai e di mirë se të gjithë presin prej tij, qoftë edhe një gol. Në një stadium që e njeh mirë. Në Berlin.
Kapllani në shifra (total)
Bundesliga 1
38 ndeshje, 2 gola
Bundesliga 2
70 ndeshje, 24 gola
Sezoni aktual
Bundesliga 1: 10 ndeshje, 0 gola
Nurembergu, pista e mundshme
Karlsruhe jo në pak raste e ka bërë publike se është në kërkim të një sulmuesi në merkaton e janarit, duke parë dhe shterpësinë e dy sulmuesve kryesorë shqiparit Edmond Kapllani e australianit Xhoshua Kenedi. Emrat e përmendur janë Mario Egimann, Theofanis Gekas dhe Giovanni Federico. Klubi gjerman i Bundesligës 2, Nurembergu është prej kohësh në gjurmëte Kapllanit, një futbollisti që e njeh mirë Bundesligën 2.
RENDITJA
1 1899 Hoffenheim 16 11 1 4 41:22 19 34
2 Bayern München 16 10 4 2 37:22 15 34
3 Bayer Leverkusen 16 10 1 5 35:20 15 31
4 Hertha BSC 16 9 3 4 23:20 3 30
5 Hamburger SV 16 9 3 4 25:24 1 30
6 VfL Wolfsburg 16 7 5 4 34:23 11 26
7 FC Schalke 04 16 7 5 4 23:15 8 26
8 Borussia Dortmund 16 6 8 2 25:18 7 26
9 VfB Stuttgart 16 7 3 6 24:21 3 24
10 Werder Bremen 16 6 5 5 37:27 10 23
11 Eintracht Frankfurt 16 5 4 7 23:28 -5 19
12 1. FC Köln (N) 16 6 1 9 17:24 -7 19
13 Hannover 96 16 4 4 8 19:31 -12 16
14 Arminia Bielefeld 16 2 7 7 14:26 -12 13
15 Karlsruher SC 16 4 1 11 15:28 -13 13
16 Energie Cottbus 16 3 3 10 11:28 -17 12
17 VfL Bochum 16 1 8 7 18:28 -10 11
18 Borussia M'gladbach 16 3 2 11 17:33 -16 11
E Enjte, 11 Dhjetor 2008