E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perëndimi angazhohet për sanksione të tjera kundër Sirisë

Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 17:43

Shtetet perëndimore në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, nisur nga dhuna në vazhdim e regjimit sirian kundër civilëve, janë anagazhuar për një qëndrim më të ashpër kundër udhëheqjes në Damask.

Zevëndësamabasadori i Britanisë së Madhe Philip Parham tha pas një takimi të forumit më të lartë, se presidenti Baschar al Assad deri tani ka injoruar kërkesën unanime për reforma dhe dhënien fund të dhunës së përgjakshme. Në vend të kësaj, 13.000 sirianë janë arrestuar nga policia sekrete, dhjetra mijëra të tjerë kanë marrë arratinë në vendet fqinjë.

Më shumë se 2000 civilë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, kanë vdekur. Parham kërkoi që Këshilli i Sigurimit duhet të diskutojë për hapa të tjerë kundër Damaskut. Ai foli në emër të kolegëve të tij nga Franca, Portugalia dhe Gjermania. /dw/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›