Universitetet, shkojnë në 25143 kuotat e pranimeve
11/08/2011 Qeveria shton të drejtat e studimeve në fakultetet publike me rreth 1300 vende më shumë
Detajohen dhe kategoritë që do të përfitojnë rimbursimin e kostos për ndjekjen e studimeve të larta
Pranvera Kola
Ndryshojnë kuotat e pranimeve në universitete. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë përcaktuar kuotat e reja për pranimet që do të realizohen në universitet publike gjatë vitit të ardhshëm akademik, nisja e të cilit do të bëhet gjatë muajit tetor. Në ndryshim nga përcaktimet e bëra më parë, parashikohet një rritje e kuotave për pranimet e reja që do të bëjnë fakultetet për vitin e ri akademik. Konkretisht në vendim saktësohet se kuotat e pranimeve për ciklin e parë të studimeve (sistemi i ditës) do të jetë rreth 25143 vende pranimi, nga 23843 kuota të miratuara më parë, çka do të thotë se 1300 kandidatë më shumë do të kenë të drejtë që të përzgjidhen si fitues në universitet në varësi të rezultateve të maturës. Njëkohësisht në vendim është saktësuar edhe ndarja e kuotave për kategoritë e tjera studimore, si pranimet që do të realizohen për programet e dyta studimore, kuotat e aprovuara për shtetasit e huaj që duan të vijojnë studimet e larta në fakultetet tona publike, si dhe kuotat e mundshme për kandidatët që duan të transferojnë studimet e larta nga strukturat private drejt atyre publike. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të detajuar mundësitë për studime të aprovuara për vitin e ri akademik 2011-2012. Krahas ndryshimeve të përcaktuara mbi pranimet janë miratuar edhe tarifat studimore që secili kandidat që do të shpallet fitues do të paguajë për vijimin e studimeve të larta në programin ku është shpallur fitues. Sikundër është konfirmuar tashmë, për një sërë kategorish do të ketë edhe përjashtime, çka do të thotë se koston e tyre të studimeve do ta mbulojë shteti. Lidhur me këtë përcaktim në vendimin e qeverisë detajohen kategoritë që klasifikohen si shtresa në nevojë, të cilave do t’u rimbursohet nga shteti tarifa e studimit. “Kandidatët që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin e ri akademik 2011–2012 dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë, personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve e të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, - thuhet në vendim. Gjithashtu në çdo program studimi në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë tre studentët e vitit të parë me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë-preferencë) në programin e studimit përkatës përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.
Kuotat e miratuara për vitin e ri akademik sipas cikleve të studimit
Kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin
akademik 2011-2012 në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë janë 25363, të ndara si më poshtë:
a) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë 24643
b) Kuota për program të dytë studimi 200
c) Kuota për transferim studimesh 300
ç) Kuota për shtetasit e huaj 220
Kuota e pranimeve të reja, për programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë
përbëhet nga:
a) Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit 25143
b) Kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit 700
c) Kuotat për të verbrit (të veçanta) 20
ç) Kuotat për romët (ballkano-egjiptianë) 20
Si do të zgjidhen fituesit në universitete
Pas përllogaritjes së rezultatit final për të gjithë aplikuesit APRIAL-i nëpërmjet sistemit kompjuterik bën kontrollimin e preferencave ku kandidati përkatës ka grumbulluar pikët e duhura për t’u shpallur fitues. Fillimisht kontrollohet preferenca 1. Nëse aty jeni fitues, aty shpalleni për regjistrim në universitet. Nëse nuk jeni fitues në preferencën 1, kontrollohet preferenca 2 e kështu me radhë deri në preferencën 10. Kandidatët do të shpallen fitues në preferencën më të lartë në të cilën kanë grumbulluar pikët e nevojshme (kjo preferencë mund të jetë sipas rastit preferenca e parë, e dytë, e tretë e kështu me radhë). “Fitues jeni vetëm në një program studimi, në atë të preferencës më të lartë, edhe sikur të keni pikët e mjaftueshme dhe me renditje të kënaqshme për preferenca të tjera. Për çdo program studimi do të shpallet lista e kandidatëve të renditur sipas pikëve të fituara. Në këtë listë evidentohen dhe fituesit”, - thonë ekspertët e MASH-it.