E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina mbështet Serbinë: Nuk do ta njohim Kosovën



Pas mbështetjes së përhershme të Rusisë, Serbia ka arritur të marrë edhe mbështetjen e Kinës për ruajtjen e sovranitetit të saj mbi Kosovën. Presidenti i Serbisë Boris Tadiç pas një takimi me presidentin e Kinës Hu Xhintao në Pekin, deklaroi se “Kina mbështet Serbinë, ashtu siç edhe ne deklarojme se Tibeti është çështje e brendshme e Kinës”,- bëri të ditur radioja serbe B92.
Rajoni i Tibetit kërkon autonomi por Pekini nuk pranon. Flaka olimpike u shoqërua me protesta të shumta në vendet perëndimore ku kaloi pishtari të cilat ishin pro autonomisë së Tibetit.
Në vizitën e tij pesëditore për të marrë pjesë në ceremoninë e Lojërave Olimpike, presidenti i Serbisë deklaroi se “fakti që ne jemi një nga delegacionet e rralla që thirret për të zhvilluar bisedime dypalëshe me presidentin kinez tregon shumë për pozicionin e vendit tonë në politikën e jashtme kineze”. “Presidenti i Kinës është shumë i informuar rreth cëshjteve të politikës së jashtme të cilat janë të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë, por ne ramë dakord që të bashkëpunojmë në fushën e ekonomisë, telekomunikacioneve dhe zhvillimin e infraskturës”,- tha presidenti Tadiç.

8 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›