Bode: Këtë vit, rritja ekonomike mbi 5%

Në një konferencë, Bode tha se perspektivat ekonomike për këtë vit është që rritja të jetë 5.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 4.1 % që ishte vitin e shkuar.
Ministri Bode sqaroi se rritja ekonomike për vitin 2010 u mbështet nga eksportet, ku ekonomia shqiptare ka demonstruar një fuqi në raport me ekonomitë e rajonit, duke rezultuar si 9-mujor rreth 50 % më të larta në krahasim me një vit më parë.
Duke folur për inflacionin, Bode, tha se ai ishte brenda objektivave të Bankës së Shqipërisë, norma e të cilit ishte në vitin 2010 3.1 %. Ai shtoi më tej se rikthimi i besimit të qytetarëve te sistemi bankar ka bërë që depozitat përgjatë vitit 2010 të jenë 17.4 % më të larta në krahasim me 2009, duke mundësuar kështu një kapacitet më të mirë për të financuar rritjen ekonomike dhe për të rritur po ashtu kreditë në adresë të ekonomisë reale dhe private.
"Kreditë gjatë vitit që lamë pas llogariten 9.2 % më të larta, duke përbërë kështu edhe nivelin më të lartë të kreditimit të ekonomisë në Shqipëri", deklaroi Bode. Gjatë konferencës, shefi i financave të vendit foli për shumë sektorë të ekonomisë, duke përmendur shifra pozitive në të gjitha rastet, ku midis të tjerash foli edhe për të ardhurat e 9 muajve të parë të vitit 2010 ishin 324 miliardë lekë ose 97.4 % e programit. "Të ardhurat nga buxheti vendor rezultojnë sa 77 % e programit ose 2 % më të ulëta në krahasim me 2009, çka evidenton shqetësimin e ngritur për mos mbledhje të taksave dhe administrim jo të mirë të buxhetit", tha Bode.
Duke u ndalur në nivelin e shpenzimeve, ministri Bode u shpreh se shpenzimet ishin në përputhje me objektivat e vendosura, të cilat arritën 366.2 miliardë lekë për vitin 2010, ose 97.2 % e programit të vendosur./S.Lleshi/Start/
2011-01-25 14:51