Kiesewetter: Te ndalet dhuna, pergjegjesit duhet te hetohen
Roderich Kiesewetter (CDU), anetar i komisionit te Bundestagut per politike te jashtme, evropiane dhe sigurise shprehet se Gjermania e sheh gjendjen ne Shqiperi me shume shqetesim. Cdo perdorim dhune te ndalet, thote kristiandemokrati Roderich Kiesewetter, anetar i komisionit te Bundestagut per politike te jashtme, evropiane dhe sigurise.
Si e vlereson Partia Demokristiane (CDU) si dhe Parlamenti gjerman gjendjen aktuale ne Shqiperi?
Ne e shohim gjendjen ne Shqiperi me shqetesimin me te madh, edhe per arsye te njohjes sime personale me gjendjen. Une vete isha si drejtues delegacioni ne shtator ne vend, u takova edhe me kryeministrin Berisha, fola edhe me zotin Rama, fola me kryetaren e Parlamentit. Ne shpresojme qe te kete shume shpejt nje proces shoqeror civil ne pajtim. Jemi shume te tronditur dhe shpresojme qe cdo perdorim dhune te ndalet dhe para se gjithash veprimet e policise, pa marre parasysh rangun, te hetohen intensivisht dhe personat pergjegjes, te mbajne pergjegjesi.
Ju thate, qe qeveria gjermane e sheh gjendjen me shqetesimin me te madh. Cili eshte qendrimi gjerman ndaj refuzimit te qeverise shqiptare dhe policise, per te ndaluar anetare te Gardes se Republikes, sic kerkohet prej prokurorise?
Fillimisht dua te them se Shqiperia duhet ta zgjidhe vete kete problem te politikes se brendshme. Per kete arsye nuk me duket me vend te jap keshilla nga jashte vendit, por nje shtet, qe deshiron te behet anetar i Bashkimit Evropian duhet te zoteroje sjellje ne trajtimin brenda vendit, qe perputhen me shtetin ligjor dhe ne iu bejme thirrje te gjithe personave pergjegjes, qe parimet e BE-se per shtetin ligjor te respektohen.
Si duhet vleresuar thirrja e kryeministrit per nje tubim per paqen?
Mendoj, qe populli shqiptar e di mjaft mire se cfare ka rendesi dhe ne rast se ky proces rrjedh ne fryme pajtimi, atehere ne vetem sa mund ta pershendesim; por perpara sesa populli te mblidhet ne rruge dhe sheshe e konsideroj absolutisht te rendesishme, qe qeveria dhe opozita pas dyersh te mbyllura te kerkojne dialogun dhe qe tema si ceshtja e zgjedhjeve te vitit 2009, ceshtja e sjelljes se parlamentit, aftesia e parlamentit per te funksionuar, ceshtje te shtetit ligjor, te drejtesise, korrupsionit te trajtohen dhe qe te arrihet nje zgjidhje mirekuptimi ne politiken e brendshme. Ne e konsiderojme absolutisht te rendesishme, qe Shqiperia t'i zgjidhe vete keto probleme, edhe per te treguar se eshte ne gjendje qe si kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian te trajtoje veshtiresite e brendshme. Sigurisht, qe jemi te gatshem te ndihmojme nese eshte e nevojshme, por eshte vendimtare, qe shoqeria civile shqiptare, politika shqiptare te mberrije ne nje proces pajtimi, qe te mbizoteroje mungesa e dhunes, qe te hiqet dore nga dhuna dhe qe populli te dalloje ne ceshtjen e shtetit ligjor, se qeveria dhe drejtesia ndeshkojne pa leshuar pe shkeljet e ligjit, pa marre parasysh se kush i ka urdheruar ato dhe kush i ka zbatuar ato. Nuk mund ta tolerojme ne Evrope, qe shteti ligjor te mos kete me vend.
Me lejoni te them edhe dicka: Evropa ia doli, qe te dale nga kriza ekonomike me besim te madh ne te ardhmen, Evropa ia doli, qe pas Luftes II Boterore te kthehej ne nje rajon te paqes, prandaj eshte shume e rendesishme, qe paqe te mos kete vetem ndermjet shteteve, po edhe brenda shteteve vete. Ne do te gezoheshim shume sikur Shqiperia ne rrugen drejt Bashkimit Evropian te bente shume shpejt hapat e deshiruar para. Vizita jone ne shtator te vitit te kaluar ishte inkurajuese dhe aq me zhgenjyese jane lajmet e sotme. DW
Kryeministri: Kam pasur kerkese nga ambasadoret, ne duhet te shqyrtojme mundesine e anulimit per te shtunen, te atij mitingu