Majko: Berisha te mos keqperdor ushtrine
Deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko kerkoi dje nga drejtuesit e forcave te armatosura ne vend qe te mos implikohen ne ceshtjen politike te demonstratave. Ne nje komunikim me mediat, deputeti Majko eshte ndalur ne viziten qe ka bere dje kreu i qeverise ne Ministrine e Mbrojtjes dhe mesazhet qe ka percjellje per ushtaraket e larte shqiptaret. "Kryeministri po perpiqet te imponoje ne opinionin publik, por edhe te implikoje institucionet e sigurise kombetare ne nje histori te paqene. Sot (dje) duke pare takimin ne Ministrine e Mbrojtjes kerkesen per te implikuar Forcat e Armatosura, te cilat ne baze te Kushtetutes sigurojne pavaresine e vendit, mbrojne teresine territoriale dhe rendin kushtetues duke ruajtur asnjanesine ne ceshtjet politike, une jam i bindur se sot cdo qytetar ka arsye te ndjehet krenar per Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise dhe jo te ndjehet i trembur per Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise", tha Majko. Ish-ministri i Mbrojtjes Majko e ka cilesuar si jo normale takimin e djeshem mes kryeministrit Sali Berisha dhe drejtuesve te larte te ushtrise. "Me shume shqetesim mendoj se vizita e kryeministrit aktual ne detyre Sali Berisha ne Ministrine e Mbrojtjes dhe kerkesa e tij per te orientuar nje orientim politik te forcave te armatosura te Republikes se Shqiperise eshte nje vazhdim i gabuar ne rrugen qe ka nisur pas protestes se fundit te opozites shqiptare", tha Majko. Ai ka theksuar se kreu i qeverise dhe ministri i Mbrojtjes jane duke marre kompetencat e Presidentit ne lidhje me qendrimin ndaj ushtrise. "Implikimi i ushtrise sot (dje) nga kryeministri i Shqiperise eshte nje akt i paprecedent dhe une ftoj te gjithe perfaqesuesit e institucioneve te tjera, ftoj Presidentin e Republikes, autoriteti i te cilit ne baze te kushtetutes dhe ligjit orientohet me Forcat e Armatosura te Shqiperise nepermjet kryeministrit dhe Ministrit te Mbrojtjes . Pra kujtoj se ai kryeminister dhe ai Minister i Mbrojtjes sot jane perfaqesues te autoritetit te Presidentit te Republikes mbi forcat e armatosura", u shpreh Majko.
DEKLARATA
"Nese do te kishim gjendje ashtu sic thote kryeministrit te pucit apo te grushtit te shtetit une mendoj se kryeministrit nuk duhet te shkonte as ne garde, as ne polici, as tek Forcat e Armatosura per te mallkuar Prokuroren e Pergjithshme, Sherbimin Informativ Kombetar apo institucione te tjera, por duhet te kerkonte me urgjence mbledhjen e Keshillit te Sigurimit. Duhet te kerkonte me urgjence mbledhjen e Komitetit te Sigurimit Kombetar dhe mendoj se gjerat duhet te orientohen sic e thashe me gjakftohtesi", tha Majko.