E Shtunë, 31 Tetor 2026

Svoboda: Ne pushtet me dhune jo opsion evropian, e denueshme

Ne nje interviste me gazetaren e "ABC News", Erisa Zykaj, zv/kryetari i grupit socialist ne Parlamentin Evropian, Hannes Svoboda, u shpreh se situata qe po kalon Shqiperia tani eshte shume e rende dhe se ky eshte gjithashtu nje problem evropian. "Dhuna, - u shpreh ai, - nuk ka vend ne vendet demokratike". Ai po ashtu u beri apel te gjitha paleve te heqin dore nga dhuna dhe te angazhohen ne integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian.
Zoti Svoboda, ju jeni zv/kryetar i grupit socialist. Ju njihni mire rajonin e Ballkanit dhe njihni shume mire Shqiperine, keni deklaruar se fundmi, qe situata aktuale ne Shqiperi eshte nje ceshtje evropiane. A duhet ta kuptojme kete, se ju ne Parlament po beni nje perpjekje per te ndihmuar forcat politike ne Shqiperi te kapercejne kete situate?
Mendoj se eshte absolutisht nje problem evropian, pasi Shqiperia aspiron anetaresimin ne Bashkimin Evropian dhe eshte nje kandidate potenciale. Pas ngjarjeve qe ndodhen duke pasur si rrjedhoje te vdekur ne rruge, Evropa duhet patjeter te reagoje. Ne nuk mund te rrime duarkryq dhe te themi se ky eshte nje problem shqiptar. Sigurisht qe eshte problem shqiptar, por eshte gjithashtu nje problem evropian.
Sa te rrezikshme ishin sipas jush, skenat qe paten per qellim te tregojne qe pushteti mund te merret me dhune? A mund te krijoje kjo nje precedent te rrezikshem?
Dhuna nuk eshte kurre nje opsion ne vendet demokratike evropiane per te marre pushtetin, apo per te ruajtur pushtetin. Dhuna nuk ka vend ne territorin evropian ne vendet demokratike, keshtu qe eshte absolutisht e rendesishme qe te gjitha palet te terhiqen nga dhuna dhe t'i paraqesin ceshtjet e dhunes perpara drejtesise. Jane Gjykatat qe duhet te trajtojne ceshtjet e dhunes, duke qene se ato jane te pavarura. Jane ato qe duhet te vendosin se cili eshte fajtor per aktet e dhunes dhe vrasjet qe u bene dhe cili jo. Une mund t'ju bej apel te gjitha paleve qe te terhiqen nga cdo akt dhune dhe te ulen rreth nje tryeze, te negociojne e te gjejne nje zgjidhje per te ardhmen e vendit.
Kur ju thoni se situata ne Shqiperi eshte nje problem evropian, a do te thote kjo se Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian do te marrin nje iniciative te dyte per te ndihmuar dy forcat kryesore politike ne Shqiperi?
Ne duhet te marrim patjeter. Ishte e papranueshme qe iniciativa jone e pare nuk ishte e suksesshme dhe qe dy forcat kryesore ne Shqiperi nuk gjeten nje zgjidhje. Meqe ato nuk jane ne gjendje qe te gjejne nje zgjidhje, ne duhet te mblidhemi patjeter serish se bashku kushdo qofte nga Bashkimi Evropian, por duhet qe Bashkimi Evropian te angazhohet ne kete ceshtje, pasi ne nuk kemi si t'i leme gjerat sic jane aktualisht.
Keni qene ne kontakt me Partine Socialiste ne Shqiperi dhe si ka qene komunikimi juaj?
Jo nuk kam qene ne kontakt vetem me njeren pale, pasi nuk doja qe te marrja qendrimin vetem te njeres pale. Sapo situata te qetesohet pak dhe qe ne te koordinojme punet tona, e Komisioni Evropian dhe me perfaqesuesen e larte te Bashkimit Evropian, ne do te marrim kontakt me forcat politike atje. Por mesazhi eshte shume i qarte, ndaloni dhunen dhe cdo akt jodemokratik dhe tregohuni te gatshem per nje kompromis e uluni ne tryeze. Ky eshte kusht i domosdoshem per Shqiperine qe te vazhdoje ne procesin e saj evropian.
Por palet pas kesaj qe ndodhi, duken edhe me shume larg njera-tjetres. Mendoni vertet se ka nje mundesi qe ato te ulen rreth te njejtes tryeze?
Nese Shqiperia nuk do qe te anetaresohet ne Bashkimin Evropian, por do qe te behet pjese e ndonje komuniteti ekstra-terrest, i takon atyre. Nese shqiptaret duan te marrin pergjegjesine per qytetaret e tyre, ata duhet te ulen ne tryeze dhe te negociojne. 3 te vdekur ne rruge jane mjaft.
A ishit i shokuar kur pate imazhet e demonstrates ne ekran? Ne kemi degjuar dje deputete evropiane te thoshin se ishin te shokuar, madje Doris Pack tha se ajo kishte qare para ekranit, perpara imazheve te tilla.
Sigurisht qe ne ishim te shokuar. Ne nuk mendonim qe kjo eshte e mundur. Ne kujtonim, se njerezit do te tregoheshin me te arsyeshem. Ishte e papranueshme ajo qe ndodhi. Te gjitha aktet kriminale duhet te paraqiten para Gjykatave, te dalin me vendime e tyre, por pergjegjesia politike e qeverise dhe opozites.
Ne kendveshtrimin tuaj a kishte arritur Shqiperia me heqjen e regjimit te vizave, por edhe me anetaresimin ne NATO, te tregonte kapacitetin per te ndryshuar imazhin e saj dhe a i dha kjo qe ndodhi, nje "grusht" ketij imazhi?
Ajo qe kemi bere deri tanin ishte se ne besuam ne shpresen dhe dhame mbeshtetje per avancimin e Shqiperise ne drejtimin e duhur, por tani kjo shprese eshte shkaterruar dhe shpresa e besimi duhet te rifitohen serish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›