"U ndal perdhosja e flamurit kombetar"
Kryeministri Berisha zhvilloi dje nje takim me oficerin e Policise se Shtetit Amaraldo Izeiri, i cili ne 21 janar ngriti nga toka dhe mbajti lart flamurin shqiptar, pasi elemente kriminale e hodhen nen kembet e tij, duke e perdorur si nje mjet godites ndaj forcave te policise ne mbrojtje te selise se Keshillit te Ministrave. "Oficeri I policise Amaraldo Izeiri, ish anetar i njesive tona ushtarake qe luftuan ne Irak, u be simboli me i shkelqyer i mbrojtesve te rendit kushtetues, mbrojtesve te institucioneve kushtetuese te vendit", vleresoi Berisha.
Ai vleresoi shume aktin qe ne nje moment te caktuar kur nje horr, rrugac e bandit, qe flamurin kombetar e kishte per lecke, ia verviti tek kembet, Amaraldo, krahas mburojes, u ul, mori flamurin dhe e mbrojti denjesisht ate pavaresisht ne situaten qe ndodhej. "Edhe nje here te pergezoj e te jesh i bindur se sot, cdo shqiptar kudo qe ndodhet, ne Shqiperi, ne Kosove, jashte ne mbare boten, do te donin te kishin mundesi te te perqafonin", vleresoi Kreu i qeverise. Nga ana e tij, Izeiri tha se ka nderin t'i jape flamurin kombetar shqiptar per te cilin eshte betuar. "Une personalisht e kam per nder, sepse e kam perfaqesuar edhe ne Irak, ne kontingjentin e pare dhe ia di vlerat. Sinqerisht, ate dite kur e pashe qe e hodhen para kembeve te mia, thashe me kete e gjeten te gjuanin! Sinqerisht, edhe u preka, por besova se ky flamur do te me jape edhe force per ta mbajtur e ruajtur dhe te kuptoja vetvetiu edhe per shoket qe duke pasur ate flamur do te na jepte edhe me kuraje, per te qendruar sa me shume perballe turmave", theksoi ai.
Kurse shtoi: "Flamuri i kombit nuk mund te ishte kurre as per Amaraldon dhe per asnje shqiptar nje lecke qe te flakej ne rruge. Flamuri i kombit shqiptar eshte flamuri me i bukur, por eshte edhe flamuri kombetar shteteror me i vjeter ne Europe, eshte flamuri kombetar, ne te cilin prehen martiret e ketij kombi, nga koha e Skenderbeut gjer me sot, eshte flamuri, ne te cilin prehen te gjithe ata qe kane luftuar dhe rene per liri e dinjitet njerezor, flamuri ku prehen luftetaret e lirise qe cliruan Kosoven me Aleancen e Atlantikut te Veriut, eshte flamuri, qe ne dallim nga kombe te tjera, edhe himnin e kombit e ka te qendisur rreth tij dhe betimin solemn e ka mbi te".
Berisha:
"Amaraldo, te jesh i bindur se sot, cdo shqiptar kudo qe ndodhet, ne Shqiperi, ne Kosove, jashte ne mbare boten, do te donin te kishin mundesi te te perqafonin".
OFICERI AMARALDO IZEIRI:
"Per kete flamur jemi betuar"
"Kam nderin t'ju jap flamurin kombetar shqiptar. Per kete flamur jemi betuar. Une personalisht e kam per nder, sepse e kam perfaqesuar edhe ne Irak, ne kontingjentin e pare dhe ia di vlerat. Sinqerisht, ate dite kur e pashe qe e hodhen para kembeve te mia, thashe me kete e gjeten te gjuanin! Sinqerisht, edhe u preka, por besova se ky flamur do te me jape edhe force per ta mbajtur e ruajtur dhe te kuptoja vetvetiu edhe per shoket qe duke pasur ate flamur do te na jepte edhe me kuraje, per te qendruar sa me shume perballe turmave".
Rrefimi i Berishes
"Dua t'ju rrefej nje gje te vogel. Pas takimit qe bera ate dite me Drejtorin e Policise dhe ministrin e Brendshem, Drejtori u shkoi te gjitheve me radhe dhe ju tha qe porosia e Kryeministrit eshte qe te duroni sa me shume qe te jete e mundur, qe te mund t'u jepni per te kuptuar se ju jeni per te mbrojtur dhe garantuar. Une e pergezova Drejtorin per transmetimin korrekt te porosise, por sot eshte dita e tij, dita e flamurit".