E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendistarja e shtepive te gurta

Gjirokaster- Duart e saj, se bashku me gjilperen e qendisjes, levizin nxitimthi mbi dantellen e bardhe. Ngadale dhe me durim puna e radhes se qendistares Vjollca Mezini merr formen e deshiruar. Prej 15 vitesh ajo vazhdon te punoje plot pasion dhe deshire dantella dhe qendisje te ndryshme ne tekstil. "Me pelqen dantella me dore, qendisja ne makine jane shume te mira", thote Vjollca ndersa me gjilperen dhe perin e bardhe ravijezon format e para te qendisjes se radhes. Gjate ketyre viteve prej duarve te saj jane zbukuruar me dhjetera shtepi gjirokastrite.

"Njerezit jane mjaft te dhene pas puneve ne qendisjen me dore, nderkohe qe preferojne gjerat e bukura dhe artistike", thote qendistarja gjirokastrite. "Ne punimet e mia, vijon ajo, mundohem te nxjerr gjera te reja, te artizanatit, te tradites se vendit tone". Te preferuara per te ngelen qe nga punimet e thjeshta ne qendisje, deri tek ato me motive te vecanta, si qendisja me pe te bardhe e Kalase se Gjirokastres, Qafes se Pazarit etj. "Me pelqen shume te punoj ne qendisjen me dore, thote ajo, sidomos te qendis me pe profilet e shtepive te gurta gjirokastrite apo motive te tjera artistike". Madje krahas punes se perditshme, qendistarja Vjollce, eshte ne kerkim te motiveve te reja per punet e saj.

"Jam duke kerkuar ne familjet gjirokastrite punet qe realizoheshin ne qendisje ketu e 50 vjet me pare, disa si rrjeta me shkopinj dhe punime te tjera qe per momentin jane lene ne harrese", vijon rrefimin Vjollca, ndersa plot emocion rremon mes disa dantellave te realizuara vite me pare nga qendistaret gjirokastrite. Megjithese disi te demtuara nga koha keto lloj qendisjesh, serish nuk e kane humbur bukurine e dikurshme. Nderkohe profesionin e qendistares ajo nuk e shikon te shkeputur nga tradita e artizanatit dhe e trashegimise kulturore ne Gjirokaster. "Artizanati i shkon qytetit tone ne strukturen qe ka. Nuk dua te humbase kjo tradite, pasi ne vendet e tjera e preferojne shume artizanatin, punen e dores, pasi e shikojne si dicka te lidhur me historine, me tradicionalen", shprehet ajo.

Aktualisht Vjollca ka afruar edhe 20 gra gjirokastrite te pasionuara pas ketij zanati, te cilat i paguan sipas punes. Frekuentimi i qytetit nga turistet e huaj, ka rritur edhe deshiren per te blere punime artistike me dore te artizaneve vendas. Pikerisht per kete shkak prej disa kohesh qendistarja ka hapur nje dyqan ku tregton punimet qe terheqin vizitoret. "Me punen qe bej dhe ndihmen qe me japin besoj se ia dal mbane shume mire. Kjo tradite duhet vazhduar me tej, pasi eshte karakteristike e qytetit te Gjirokastres", shprehet Vjollca.

Hapja e dyqanit te Pazari

Ditet e fundit qendistarja Vjollce ka celur edhe nje dyqan ne mjediset e Pazarit karakteristik, per te tregtuar punimet e saj ne dantelle me dore apo qendisje te ndryshme. "Ne fillim punoja vete, pastaj ngaqe u hap puna dhe kisha shume porosi, fillova te afroja dhe gra te tjera te pasionuara pas qendisjes me dore", shpjegon qendistarja. Aktualisht ajo ka rreth 20 gra qe merren me kete pune, te cilat mbajne familjet e tyre. Madje per te celja e dyqanit ne Qafen e Pazarit eshte nje lloj deshire per te mbajtur te gjalle traditen e punimit te qendisjes me dore. Keto dite punimet e qendistares Vjollca Mezini kane terhequr vemendjen e turisteve te ndryshem, te cilet vizitojne Gjirokastren. "Ne disa raste ata kane blere si suvenire nga Gjirokastra nje prej ketyre qendisjeve", thote plot emocion Vjollca, ndersa nuk e fsheh kenaqesine qe dantellat dhe qendisjet e punuara prej saj tashme do te zbukurojne edhe shtepite e turisteve ne vendet e ndryshme te botes.

Turistet ne Gjirokaster, shifrat ne rritje

Lagjja ku ndodhet edhe Pazari tradicional i Gjirokastres eshte mjaft e frekuentuar nga vizitore vendas dhe te huaj. Turistet orientohen per ne kete zone sapo shkelin ne qytetin e gurte dhe pervec vizites ne Kala, drejtohen nga dyqanet me qellim qe te marrin suvenire dhe kujtime nga Gjirokastra. Autoritetet vendore shprehen se nga viti ne vit numri i turisteve te huaj vjen ne rritje nga 10-20 per qind.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›