Kika: Gati proceduarat për hipotekimin e banesave

Çdo qytetar i cili ende nuk ka marrë pronësinë e banesës së tij për shkak se ajo është e pahipotekuar brenda pak ditëve do të marrë dokumentat e pronësisë në dorë prej firmës ndërtuese. Avenir Kika numri dy i Shoqatës Kombëtare të Ndërtuesve deklaroi se tashmë pas ngritjes së grupit të punës procedurat për realizimin e hipotekimit janë në përfundim.
Sipas Kikës kjo nismë do të çlirojë tashmë sektorin e ndërtimit prej burokracive që pengonin ndërtuesit që të hipotekonin projektet e tyre.
Sipas projektit për hipotekimin e ndërtimeve në kryeqytet brenda muajit dhjetor 2011 pritet që të mos ketë asnjë pallat të palegalizuar në Tiranë.