Shtyhet gjyqi për zhdukjen e Remzi Hoxhës

Letërporositë nga Britania si dhe nga Maqedonia mbajnë peng gjyqin për zhdukjen e Remzi Hoxhës, ku akuzohen 4 ish-shikas. Në seancën e ditës së mërkurë, e cila ka zgjatur vetëm 15 minuta është kërkuar edhe një herë nga organi i akuzës letërporosia nga Londra, për ripyetjen edhe një herë të Ilir Kumbaros, i akuzuar për zhdukjen e biznesmenit si dhe një kërkesë tjetër këtë herë për shtetin maqedonas, ku kërkojnë një certifikatë e cila tregon për zhdukjen e Remzi Hoxhës, biznesmenit shqiptaro maqedonas të aluminit. Deri në ardhjen e këtyre letërporosive gjyqi, i cili ka të akuzuar, Arben Sefgjinin, Ilir Kumbaron, Budjon Meçen si dhe Avni Koldashin është shtyrë për të disatën herë rradhazi, duke realizuar vetëm për këtë sezon nga shtatori vetëm dy seanca. Ku në një nga këto të fundit ishte lexuar një letërporosi në të cilën Ilir Kumbaro, kishte kthyer përgjigje se nuk pranonte ti përgjigjej pyetjeve të prokurorisë pasi pretendon se ishte Shaqa Shtari. Kjo kërkesë është dërguar sërisht nga akuza dhe pritja e kësaj letërporosie ka shtyre seancën e radhës për zhdukjen e bisnezmenit shqiptaro maqedonas Remzi Hoxha, në vitin 1995. Madje dy ditë më parë djali i biznesmenit ka kërkuar në një deklartë për shtyp edhe ekstradimn nga Anglia të Kumbaros duke kërkuar drejtësi për babain e tij.