Falja fiskale perfitojne 33 mije subjekte
Sipas ligjit mbi amnistinë fiskale që hyri në fuqi në fund e muajit Maj për legalizimin e kapitalit dhe faljes e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor të papaguara deri me 31 dhjetor 2010, duke përfshirë edhe personat fizik apo individë të ndryshëm, në qytetin e Durrësit drejtoria rajonale e tatimeve ka ngritur një komision i cili po shqyrton të gjitha rastet që përfitojnë nga ky ligj. Sipas drejtorit të tatimeve Shkelqim Fortuzi, në një intervistë për abc neës, deklaroi se në këtë falje perfshihen edhe detyrimet e prapambetura të mjeteve motorike dh e taksës së regjistrimit që nuk janë paguar, si dhe një sërë subjektesh të tjerë.
Sipas drejtorit Fortuzi, ligji i faljes përfshin ato detyrime të papaguara deri me 31 dhjetor 2010, ndërkohë që në listën e faljes nga drejtoria rajonale e tatimeve Durrës rezultojnë përfitues rreth 33 mijë subjekte.
Tatim paguesit të cilët kanë detyrime dhe teprica kreditore kanë paraqitur kërkesat e tyre për të përfituar nga kjo falje. E ndërsa vendimi i qeverisë çliroi nga barra rënduese fiskale mijëra subjekte, drejtoria tatimore e Durrësit nuk ka gjetur bashkëpunim nga vendoret persa i përket individëve të cilët kane aplikuar për regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Fortuzi gjatë deklarimit të të dhënave theksoi faktin se të ardhurat në rritje për 2011 parashikojnë të jenë 10- 12 % më shumë se një vit më parë. Sipas tij rritja e ekonomisë në Durrës dhe veçanërisht nga turizmi si dhe si rezultatet e lufteë ndaj informalitetit, kanë ndikuar në këtë rritje.
Falen detyrimet për:
Detyrimet e papaguara të personave fizik dhe juridik
Detyrimet e papaguara të mjeteve motorike
Detyrimet e papaguara nga personat juridik
Gjobat e papaguara për kasat fiskale
Kontributet papaguara te sigurimeve shoqërore të vetëpunësurve