E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia liron 45 000 të burgosur?

Rusia do të lirojë 45,000 të burgosur dhe mund të shpallë amnisti për 300,000 të tjerë me rastin e 65-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas bashkëkryetarit të asociacionit të avokatëve rusë, amnistia duhet të shpallet nga Dhoma e Ulët e Parlamentit dhe ajo mund të hyjë në fuqi më 9 maj, kur Rusia shënon 65-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore.

“Propozojmë që të shpallet një amnisti me rastin e shënimit të 65-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore. Amnistia do të mund të përfshijë 300,000 të burgosur, ndërkohë që deri 45,000 nga ta mund të lirohen”, bëri të ditur Pavel Kraseninikov.

Kraseninikov po ashtu theksoi se të burgosurit që janë dënuar për krime, mund të lirohen në Ditën e fitores, ndërkaq atyre që nuk do të lirohen do t’iu ulen dënimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›