E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pheniani përsërit ofertën për bisedime me Seulin

Nga Express më 08 janar 2011 në ora 18:21

Koreja e Veriut ka përsëritur propozimin e saj për nisjen e bisedimeve pa kushte me Korenë e Jugut.
Oferta e Veriut vjen disa ditë pasi Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë thirrjen e Phenianit për negociata, duke thënë se ata duan të shohin veprim nga Veriu e jo vetëm fjalë.

Oferta për bisedime është lëshuar nga Komiteti i Koresë Veriore për Ribashkim Paqësor të Koreve, në deklaratën e të cilit thuhet se nuk ka “kushtëzime”, e as arsye për dyshim në qëllimet e Veriut.

Tendosjet mes Koreve janë përshkallëzuar pasi katër jug-koreanë humbën jetën, pas një sulmi me artileri e Koresë së Veriut, në nëntor të vitit të kaluar.

Marrëdhëniet ishin përkeqësuar edhe pasi Koreja e Veriut u fajësua për fundosjen e një anije luftarake të Koresë së Jugut në marsin e kaluar.

Në këtë incident humbën jetën 46 marinarë jug-koreanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›