Ndërron jetë Gabrielle Giffords

(E plotësuar) Mediat amerikane raportojnë se kongresistja amerikane, Gabriell Gifords, ka ndërruar jetë pasi është qëlluar në kokë nga sulmues ende të paidentifikuar.
Nga sulmi që ka ndodhur në qytetin Takson të Arizonës kanë pësuar edhe rreth 12 persona të tjerë.
Gifords, që ishte anëtare demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, ndodhej në një dyqan ushqimor në momentin e sulmit.
Qëllohet me armë kongresmenia Gifford
Kongresmenia amerikane Gabrielle Giffords, është qëlluar me armë zjarri nga një person në Tucson, in Arizona. Ajo është goditur në kokë gjatë një shkëmbimi zjarri.
Lajmet për gjendjen shëndetësore të parlamentares demokrate, 40 vjeçe, janë kontradiktore. Fillimisht u fol se ajo kishte humbur jetën dhe më pas u raportua se është në gjendje të rëndë në spital.
Gjashtë persona të tjerë, që janë goditur gjatë shkëmbimit të zjarrit, kanë vdekur pak më pas.
Në vendngjarje kanë mbetur të plagosur edhe 12 persona të tjerë.
Autori i ngjarjes, një i ri rreth 20 vjeç, është arrestuar.
Giffords, bashkëshortja e astronautit Mark E. Kelly, një mbështetëse e ligjit mbi abortin dhe kundër tregtisë së armëve, ishte në mandatin e saj të tretë.