Kili goditet nga një tërmet i fuqishëm
Kili është tronditur nga një tërmet i rëndë dhe Sipas njoftimeve të para, kanë humbur jetën të paktën 47 persona. Presidentja Michelle Bachelet tha se nuk mund të përjashtohet mundësia që numri i të vdekurve të jetë edhe më lartë.
Sipas të dhënave të qendrës amerikane për vëzhgimin e tërmeteve, tërmeti ishte i fuqisë 8,8 shkallë të Rihterit.
Epiqendra e tij ndodhej në brendësi të vendit, rreth 90 kilometra në verilindje të qytetit Conception, dhe në thellësi 55 kilometra.
Atje u lëkundën ndërtesat, disa u rrëzuan. Për Kilin dhe Perunë u lëshua një paralajmërim për cunami, për Ekuadorin një vëzhgim cunami.
Sipas korrespondentëve, në kryeqytetin kilian Santiago u lëkundën ndërtesa dhe u ndërpre rryma elektrike.
Edhe shërbimi meteorologjik japonez paralajmëroi për mundësinë e një cunami në Paqësor.
Një tërmet i fuqisë 7 ballë para brigjeve të Japonisë kishte shkaktuar më parë valë ende të ulëta në bregdetin e ishullit Okinava.