BE: Thirrja e Kadafit për xhihad kundër Zvicrës e papranueshme
Zëdhënësi i shefes së diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton, theksoi se thirrja nga drejtuesi libian, Muammar Kadafi për xhihad kundër Zvicrës vjen në një moment të papërshtatshëm ndërkohë që përpjekjet janë në rrugë për të zhdukur mosmarrëveshjet mes Tripolit dhe Bernës.
"Nëse ato janë të sakta, këto janë komente pak të zakonshme për t'u bërë, që vijnë në një moment të papërshtatshëm në një kohë që Bashkimi Evropian po punon intensivisht me Zvicrën për të arritur një zgjidhje diplomatike për zgjidhjen e krizës mes Zvicrës dhe Libisë'', theksoi në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Ashtonit, Lutz Güllner.
Mouammar Kadafi kërkoi luftë të shenjtë (xhihad) kundër Zvicrës, për shkak të ndalimit të minareve, votuar me referendum në fund të nëntorit me pothuajse 60 për qind.
Që nga koha kur djali i Kadafit ishte arrestuar në një hotel në Gjenevë të Zvicrës në vitin 2008, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë ndërprerë.
Javën e kaluar, Libia mori vendimin që të ndërpret lëshimin e vizave për shtetasit europianë, ndërsa policia e Libisë rrethoi ambasadën e Zvicrës në Tripoli, në të cilën ishin strehuar dy shtetas të Zvicrës, të cilët nga autoritetet e Libisë ishin akuzuar për shkelje të rregullave të imigracionit.