SHBA mirëpret vendimin e Gjermanisë për Afganistanin
Qeveria amerikane e përshëndeti miratimin e parlamentit gjerman për zgjatjen e mandatit gjerman në Afganistan me një vit.
Ministria e mbrojtjes në Washington vlerësoi veçanërisht faktin që fokusi do të jetë tani tek aftësimi i forcave afgane të sigurisë dhe tek ndërtimi civil.
Mandati i ri i ISAF-it parashikon gjithashtu rritjen e kontingjentit të ushtrisë gjermane me deri në 850 ushtarë në maksimumi 5.350 ushtarë.
Nga mesi i vitit të ardhshëm do të fillohet me tërheqjen. Për propozimin votuan deputetët e koalicionit qeveritar, të përbërë nga Partia Demokristiane, ajo Kristiansociale dhe Liberale, si dhe shumica e parlamentarëve të Partisë Socialdemokrate.
Skandal shkaktuan gjatë debatit mbajtësit e mandatit të Partisë së Majtë duke mbajtur lart pllakate me emrat e viktimave të supozuara të sulmit në Kundus.
Ata u përjashtuan përkohësisht nga seanca.