E Diel, 1 Nëntor 2026

Kili rrezohet avioni. 21 persona te humbur

21 persona mendohet të kenë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni kilian në Oqeanin Paqësor. Avioni i tipit Casa 212 i cili ishte nisur drejt ishujve Huan Fernandez, u zhduk nga radarët pasi kishte tentuar 2 herë të ulej në aeroportin e zonës. 

Forcat e kërkim shpëtimit kanë arritur të gjejnë trupat e parë të pajetë. Mësohet se në bord ndodheshin dhe shumë gazetarë të njohur të vendit. Bëhet fjalë për një ekip që do të bënte një reportazh mbi rindërtimin e ishujve pas tërmetit 8.8 ballësh që goditi Kilin një vit më parë.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare mbi shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit, megjithatë shkak mendohet të kenë qenë kushtet e këqija atmosferike dhe erërat e forta. Presidenti i vendit, Sebastian Pinera u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave dhe tha se aksidenti ishte një goditje e rëndë për kombin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›