E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat nderkombetare CIA ka bashkepunuar me Gedafin

Shërbimet sekrete amerikane dhe ato britanike kanë bashkëpunuar ngushtë në vitet 2000 me Gadaffin dhe madje CIA ka dërguar të burgosur për tu  marrë në pyetje në regjimi libian. Gazetat “The Indipendent”, “Wall Street Journal” dhe “New York Times” kanë shkruar për arkivat e zbuluara në ndërtesën e shërbimeve sekrete në Tripoli nga Organizata për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch”.

Sipas tyre, gjatw kohws sw Bushit amerikanët kanë përdorur Tripolin si bazë për programin e transferimit të të burgosurve që amerikanët besonin se ishin rrezik për sigurinë kombëtare. Sipas dokumentave, CIA ka çuar drejt Libisë të paktën 8 persona të cilët dyshoheshin si terroristë.

Të tjera dosje flasin për takimin mes Toni Bler dhe Gadafit në Tripoli në 2004-ën dhe se ishte pikërisht Bler ai që kishte kërkuar të takoheshin në një çadër. Po kështu, shërbimet sekrete britanike kanë ndihmuar në hartimin e një fjalimi që Gadaffi do të mbante për armët e shkatërrimit në masë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›