Kili shkarkon Borghin

Claudio Borghi është shkarkuar nga posti i selektorit të Kilit, pas humbjes 1-3 nga Serbia në ndeshjen miqësore ndërkombëtare të zhvilluar të mërkurën në St. Gallen.
Disfata ishte akti vendimtar për fatin e 48 vjeçarit, i cili humbi detyrën kryesisht për shkak të paraqitjeve të dobëta të skuadrës në kualifikime për Kampionatin botëror 2014, raportoi agjencia e lajmeve Xinhua.
“Bilanci nuk është i mirë dhe nuk kam qenë në gjendje të plotësoj kërkesat e Federatës, të cilët kanë kërkuar largimin tim”, deklaroi Borghi i cili zëvendësoi bashkëkombësin e tij argjentinas Marcelo Bielsa në shkurt të këtij viti.