Cantona dëshiron pankinën e Man Utd-it

Cantona ka deklaruar se dëshiron që Ferguson të vazhdojë të drejtojë Unitedin përgjithmonë, por ish ylli francez – aktualisht i angazhuar me New York Cosmos – ka treguar se do të ishte i interesuar për rikthim në Old Trafford.
“United është i veçantë, sigurisht se do të më pëlqente. Sot jam me New York Cosmos, por nëse një ditë më ofrohet mundësia, pse jo?”, deklaroi Cantona gjatë një interviste të gjerë.
Cantona shprehu edhe ndjenjën e krenarisë që konsiderohet një prej ikonave të Unitedit si dhe lavdëroi punën e menaxherit Ferguson.
"Alex Ferguson ka shumë energji, dashuri për lojën dhe shumë e shumë gjëra tjera që ende mund t’i ofrojë. Më pëlqen shumë t’i shikoj kur fitojnë diçka dhe dua që Ferguson të drejtojë ekipin përgjithmonë”, theksoi ai.