E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francine Prose mban premtimin

Romancierja amerikane Francine Prose erdhi dy vjet me pare ne shqiperi zbuloi se kishte nisur te shkruante historine e nje emigranteje shqiptaro-amerikane e ja tani romanin me 306 faqe e ka nxjerr ne drite.

My New American Life Jeta ime e re amerikane titullohet e sapo eshte hedhur ne qarkullim ne Amerike nga Harper.

Lula eshte heroina e saj emigrante shqiptare 26 vjec qe eshte vendosur ne Nju Xhersi. Ajo kujdeset per nipin Zeke ne mungese te atit qe punon me ore te zgjatura. Papritur personazhi yne per te cilin eshte rrefyer edhe ajo pjese e jetes nen regjimin komunist futet ne rrjedhen e nje intrige satirike tre te rinj edhe ata nga Shqiperia e vjeter i kerkojne te fshehe nje arme.

Prose eshte njohese e temes se emigracionit dhe personazhet e saj shqiptaro-amerikane i ka njohur gjate ketyre kerkimeve. Gjate vizites se saj ne Shqiperi ajo kishte folur tashme per kete gje dhe kishte deklaruar Per mua dhe miqte e mi Shqiperia ishte nje ide ekzotike.

Madje disa nga koleget e mi nisjen time ketu nisen ta shikojne me kersheri. Njerezit atje ne Amerike nuk e kuptojne dot se sa moderne eshte Shqiperia. Ju duket shume e larget dhe e pazhvilluar.

Jeta ime e re amerikane eshte pritur mire nga kritika. Francine Prose eshte nje autore qe vleresohet per menyren inteligjente te shkruarit ironine mprehtesine suspansen.

Prose u lind me 1947 ne Bruklin. U diplomua ne Universitetin e Radcliffe-it me 1968. shte autore e pesembedhjete librave nder ta A Changed Man Blue Angel Household Saints The Glorious Ones etj.. Francine Prose jep mesim ne Universitetin Bard. Jeton ne Nju Jork.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›