Imazhet e Jutta Benzenberg ekspozohen ne Fier

Fotografja Jutta Benzerberg prezanton ekspozite personale neser ora 18.00 ne Galerine e Artit te qytetit te Fierit. shte nje ekspozite shetitese qe se pari u hap ne para disa kohesh ne Tirane. Me keto foto eshte ndertuar albumi i trete i fotografes Me te shkuaren perpara me tekst te Ardian Klosit dhe parathenie te shkrimtarit gjerman Ingo Schulze.
Ky prezantim ne Fier nuk eshte i rastit. Autorja e ka vizituar shpesh kete qytet provincat dhe fshatrat e tij apo shenja te vecanta qe ka ndeshur ne rrugen qe lidh Fierin me qytete te tjere ne jug.
Imazhi i kopertines se albumit Me te shkuaren perpara ku paraqitet e zonja plake e nje hoteli-anije nje shenje e fantazise se percudnuar te tranzicionit shqiptar kapur diku prane Rroskovecit ne qershor 2010.
Ekspozita e saj tenton te jape disa ane te kesaj periudhe te zgjatur te postkomunizmit ne Shqiperi. Benzenberg ka zbritur pak nga pak deri te ky moment. Ajo ka folur per dy periudha me te hershme te pas nentedhjetes ne librat albume Mbijetese shqiptare 1993 dhe Bukuri e rende 2004.
Ne albumin e fundit gjen profile te personazheve si Nexhmije Hoxha ne pleqerine e thelle bote te cuditshme neper skutat e kryeqytetit pagezime te deshmitareve te Jehovait personazhe misterioze ne Cirkun e Tiranes artistet e Teatrit te Operes dhe Baletit pare krejt ndryshe po peizazhe te rrethinave ne te gdhire te hapesirave ku njerezit nuk i kane humbur lidhjet me natyren dhe kafshet.
Ekspozita personale e Jutta Benzenberg sic na tha Saimir Ahmeti nje nga organizatoret e aktiviteteve ne Galerine e Artit te Fierit ka edhe imazhe qe flasin indirekt per nje moment dramatik ne jeten artistike te fotografes djegia aksidentale ne vitin 2007 e koleksionit te saj filmik realizuar ne 17 vjet pune. Kete rrefim ajo e ben edhe ne albumin Me te shkuaren perpara.
Jutta Benzenberg studioi fotografi ne Mynih dhe ka punuar fotografe per revista dhe teatro. Ka pervoje edhe si operatore per disa stacione televizive ne Gjermani.
Ajo udhetoi per here te pare ne Shqiperi ne vitin 1991 dhe dy vjet me vone e solli ne nje album pervojen e saj me mbreselenese qe e quajti Albanisches berleben Mbijetese shqiptare botuar ne Austri.
Disa vjet me vone vendoset perfundimisht ne Shqiperi. Ka hapur nje sere ekspozitash brenda e jashte vendit.
Personalja e neserme ne Fier qendron e hapur deri me 3 maj.