A blihet miqesia e ambasades
Fakti qe Lulzim Basha sic rezulton se fundmi ne dosjet e FARA vazhdoi te paraqitet si Minister i Brendshem edhe pas doreheqjes se vet spektakolare perben shkelje natyrisht po ne kete lume shkeljesh proceduriale qe ndodhin ne Shqiperi lekura e publikut eshte bere sholle e nuk ia ndien kujt.
Ne fund fare sic e sqaronte edhe Gazeta Shqiptare para disa ditesh ne nje editorial te Darina Tanushit doreheqja e Ministrit edhe pse u be publike neper media e neper fjalime nuk ishte e vlefshme deri sa u dekretua nga Presidenti i Republikes sic thote Kushtetuta. Presidenti Topi Bashen e shkarkoi ne 21 prill.
Kjo domethene qe Basha na paska hedhur hi syve me ate doreheqjen e vet ne 24 mars mirepo ky mashtrim per nga rendesia me duket i dores se dyte me teper duket si nje gabim amatorial te cilin ndonje kandidat pak me i sofistikuar se zoti Basha edhe mund ta kishte shmangur.
Ajo qe me shqeteson ne rastin e dosjes se paraqitur ne FARA eshte fakti se aty flitet per nje kontrate te Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise me nje kompani te famshme lobbying-u pra me PODESTA GROUP nje kompani e njohur per lidhjet e saj me Hillary Clinton e me administraten e Obamas.
Shqiptaro-amerikani Gary Q. Kokalari ne nje leter te tijen hedh supozimin se ky lobby i nisur pikerisht ne momente te veshtira fushate mund te sherbeje per te qetesuar zerat anti-Berishe ne SHBA po mund te sherbeje edhe per te promovuar PD-ne e kandidatet e saj ne zgjedhjet lokale.
Ndonje lexues mund te buzeqeshe e mund te habitet e si valle mundet te ndihmoje PD-ne ne zgjedhjet lokale lobbying-u prane institucioneve amerikane
Por po te analizosh anshmerine e dukshme te ambasadorit amerikan ne Tirane po te shqyrtosh veprimet e tij arrogante prej kolonizatori ndaj faktoreve vendas qofshin keta parti opozitare media aktiviste te ndryshem apo publik i gjere po te mbash mend se si edhe ne momentet me te zymta per Republiken e Shqiperise atehere kur e drejta e popullit per te protestuar u shtyp me dhune e me plumba si ne diktaturat me te egra pra ne ditet pas 21 janarit ku gjeten vdekjen kater protestues kater kryefamiljare te varfer e te papune pra kater pjesetare te nje shumice te paperfaqesuar e te paperfaqesueshme ky ambasador e dekoronte Berishen si burre shteti kupton qe mbeshtetja e tij per PD-ne ne pushtet nuk eshte thjesht ne caqet e nje shkelje syri.
Nuk eshte fenomen i izoluar kjo sjellje e ambasadorit amerikan ne Tirane pak muaj me pare kolegu i tij ne Prishtine ka bere te njejten gje duke nderhyre haptazi e duke mbajtur ane si ne zgjedhjet parlamentare ku deklaroi shprehimisht se nuk duhej votuar per Vetevendosjen po edhe ne zgjedhjen e presidentit ku fillimisht dergoi mesazhe per te sjelle ne pushtet Pacollin e me pas perzgjodhi ne nje zarf me fat Atifete Jahjagen qe edhe sot eshte presidente.
Ndoshta eshte ambicia e pakufizuar dhe deshira e shfrenuar per pushtet ajo qe i shtyn pushtetaret shqiptare ne Shqiperi e ne Kosove qe tia marrin sovranitetin popullit e tia japin ate te huajve si pagese per lobbying. Te panginjur sic jane keta mikro-tirane po bejne nje dem qe do te jete veshtire te riparohet ne te ardhmen.
Duke hequr dore nga paraqitja e dinjitetshme ne sferen nderkombetare keta po e bejne te pamundur trajtimin e shtetit qe perfaqesojne si i barabarte nder te barabarte e po e shnderrojne ne nje shtet servil anekdotat per te cilin tashme tregohen jo vetem ne boten e zhvilluar Amerike e Veriut dhe Europe.
Te nderhysh ne procesin elektoral duke favorizuar njeren pale permbi tjetren eshte e pamoralshme dhe e paligjshme edhe kur je ambasador i SHBA-ve. Per me teper kur zera te bazuar mbi dokumenta thone qe ky qendrim mund te vije si pasoje e lobbying-ut. Me sa duket qeveria ka vendosur te perdore parate e popullit per te blere mbeshtetje te Daje Sam-i po kjo nuk mund te jete e tolerueshme.
Nuk ka rendesi se cila pale e ben kete veprim pra blen me para nderhyrjen e huaj kesaj radhe mund te jete Berisha me pare mund te kete qene PS-ja. Veprimi mbetet njesoj i denueshem. Ne perputhje te logjikes se demokracise i takon vete popullit shqiptar te reagoje qe te tregoje se nuk eshte sylesh e nuk e le veten te terhiqet prej hundesh ne kete spektakel ku rolet me komike po i luajne trupat e diplomateve te huaj bashke me pushtetaret tane.
Ka nga ata qe thone se lobby-imi duhet pranuar si realitet meqe ekziston edhe ne SHBA mirepo ky qendrim i bazuar ne nje etike relativiste ose me mire ne nje asgjesim te etikes e ne nje mohim te se vertetes politike harron qe jo gjithcka qe eshte realitet duhet pranuar. Po te qe ashtu ja ku kemi realitetin tone ryshfetin e deshmuar kohet e fundit edhe neper video sugjerojani SHBA-se se mbase e pranon.
Ciniket mund te dalin e te thone se ky popull nuk di se ceshte demokracia e se nuk di te beje demokraci. Ca te tjere mund te shtojne se eshte me mire te na qeverise Amerika se vete sdime. E njoh mire kete pjese te opinionit publik mirepo keta fatmiresisht nuk kane kellqe te mbajne pozicione te forta edhe ne ate logjiken e tyre te mbrapshte sipas se ciles Shqiperia nuk ka per tu bere kurre.
Po te qene vertet te bindur per kete le te nisnin nje iniciative politike per ta shnderruar Shqiperine ne shtetin e 51-te te SHBA-ve e le tia heqin edhe sovranitetin formal. Ose meqenese sipas cinikeve te lartpermendur fjala e ambasadorit qe sic thote Kokalari mund te blihet me para lobbying-u eshte me e rendesishme se ajo e te zgjedhurit me voten e popullit atehere le te ndermarrim nje tjeter nisme qe e ka propozuar me pare filozofi slloven Slavoj Zizek.
Meqenese qeveritaret tane del qe u zgjidhkan prej lobby-ve e prej ambasadoreve atehere te mos votojme me per ta. Ne qofte puna keshtu le te votojme vetem per te vendosur se cilin duam te kemi ambasador te SHBA-ve ne Shqiperi.