E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti palestinez sot në Bosnjë Hercegovinë

SARAJEVE- Presidenti palestinez, Mahmud Abaz, pritet të mbërrijë sot për një vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai gjatë kësaj vizite, do të ketë takime në presidencë dhe do të takohet me ministrin e jashtëm Sven Alkalaj.

Është planifikuar që presidenti palestinez, të arrijë në aeroportin e Sarajevës sot pasdite, ndërsa nesër do të nisin takimet e tij, ka njoftuar Ambasada e Palestinës në Bosnjë Hecegovinë.
(s.g/europaelire/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›