E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hosni Mubarak sërish në gjykatë

Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak do të paraqitet sot sërish në gjykatë për t`u përballur me akuzat për vrasjen e protestuesve.

Mubarak mund të përballet me dënimin me vdekje nëse shpallet fajtor për urdhërimin e vrasjes së protestuesve në kryengritjet e këtij viti.

Ai është akuzuar gjithashtu për korrupsion. Ish-udhëheqësi egjiptian ka mohuar të gjitha akuzat.

Mubarak është duke u gjykuar së bashku me dy djemtë e tij të cilët akuzohen gjithashtu për korrupsion.

 Rreth 850 persona u vranë gjatë kryengritjes ndaj regjimit të Mubarakut dhe mbi 6.000 të tjerë u plagosën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›