Mbreti i Jordanisë shpall reformat kushtetuese
Mbreti i Jordanisë Abdullah II ka njoftuar për ndryshime të mëdha kushtetuese. Këtu përfshihen krijimi i një Gjykate Kushtetuese dhe i një Komisioni të pavarur zgjedhor, deklaroi mbreti pas pranimit të propozimeve të një komisioni për reforma. Ky komision ishte formuar para katër muajve si reagim ndaj protestave që u zhvilluan sipas shembujve të Tunizisë dhe Egjiptit. Ndryshimet e planifikuara do të sigurojnë një "ekuilibër më të mirë" mes pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv, theksoi Abdullah. Kritikuesit e tij i cilësuan reformat e planifikuara si të pamjaftueshme. Sipas tyre, edhe pas një reforme kushtetuese, mbreti ka ende shumë ndikim.