E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi bënë thirrje për beteja të reja luftimesh

Udhëheqësi libian Muhamer Gadafi u ka bërë thirrje sot përkrahësve të tij për t`u përgaditur për "beteja për çlirim”.

Kjo deklaratë e Gadafit, thuhet se u dha në një mesazh audio në televizionin e Libisë.

Ndërkohë, kryengritësit libiane thanë se kanë përparuar në luftime në dy qytete strategjike afër Tripolit.

Luftimet janë raportuar në Zavija, vetëm 50 kilometra në perëndim të Tripolit, dhe Gharjan, 80 kilometra në jug.

Juma Ibrahim, një zëdhënës i kryengritësve, tha se luftëtarët e tyre janë duke shkuar përpara duke bllokuar rrugët kryesore të furnizimit të Tripolit.

Mirëpo, një zëdhënës nga qeverina libiane, theksoi se të dy qytetet mbetën "nën kontrollin e plotë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›