E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e Kosovës, opsion jo real

Përfaqësues politikë shqiptarë dhe serbë nga Kosova e kundërshtuan ashpër opsionin e ndarjes së Kosovës të lansuar nga zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq. Gjatë një debati në qendrën mediale në Çagllavicë ata thanë se kjo ide nuk mund të realizohet dhe kërkuan nga Qeveria serbe që ta qartësojë pozicionin e vet zyrtar. Nga Express më 25 maj 2011 në ora 17:41

Ndarja e Kosovës është një opsion jo real dhe i pamundur, sepse nuk është në interes as të shqiptarëve, as të serbëve të Kosovës, kurse politika e Beogradit me këtë opsion karakterizon vetën si faktor të destabilizimit të rajonit, duke hap mundësi e ndryshimit të kufijve të saj dhe të vendeve tjera rajonale, u tha nga panelistët në debatin publik “A është e mundur ndarja e Kosovës?”, i mbajtur të mërkurën në Qendrën Mediale në Çagllavicë.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Peter Miletiq ka deklaruar se serbët e Kosovës çdo gjë që kanë, është në anën e jugut të Ibrit, si në aspektin shpirtëror, ashtu edhe ekonomik, pasi që serbët e veriut pa këtë pjesë, do të bëheshin komuniteti më i varfër.

“Ndarja e Kosovës është një opsion jo real dhe në këtë moment nuk është e mundshme, nëse nganjëherë ka qenë e mundur një gjë e tillë. Ndoshta kjo ka mund të ndodhë para negociatave në Vjenë. Dhe unë thjeshtë nuk e besoj një gjë të tillë, dhe them si qëndrim zyrtar politik dhe mendimi im përputhet me ketë, se ndarja e Kosovës është një zgjidhje e keqe, para së gjithash për serbët e Kosovës dhe mendoj që është zgjidhje e keqe për serbët që jetojnë në pjesën e jugut dhe në veri të jugut”, ka thënë Miletiq.

Përfaqësuesja e Listës Unike Serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq u ndal te deklarata e Daçiqit për ndarjen e Kosovës, duke thënë se ka qenë një parullë se “sa deklarate që nënkupton një deklaratë me strategji dhe me diçka që dikush qëndron seriozisht pas saj, dhe e cila e ka ndryshuar karakterin e vet dhe nuk është serioze”.

“Ne si shtet i Serbisë mendoj se është e pa mundshme me një projekt të tillë dhe promovim të këtillë e karakterizojmë vetën faktor të destabilizimit të rajonit, sepse e keni dëgjuar edhe deklaratën zotit Gjukanoviq për Malin e Zi, pastaj kemi parë dhe dëgjuar deklarata edhe nga Maqedonia dhe frikësohem mbështetjen e Bashkimit Evropian, veçmas të Greqisë dhe Spanjës, që janë kundërshtar të fuqishëm të ndarjes së Kosovës”, ka thënë ajo.

Ish-ministri i Pushtetit Lokal dhe deputeti nga radhët e LDK-së, Sadri Ferati potencoi se ndarja e Kosovës nuk është një opsion real dhe nuk ka qasje moderne dhe bashkëkohore.

Deklarata për ndarjen e Kosovës sipas tij nuk është program, dhe dke ju referuar deklaratave të Daçiqit, ai tha se nuk kemi asnjë qëndrim të politikës zyrtare të Beogradit, por këto janë deklarime të një politikani që nuk di çka të flasë.

“Këto opsione janë mat edhe në Rambuje, Vjenë dhe janë formuar dhe janë bërë si opsione reale. E para sepse është në dëm të interesit të të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe e dyta nuk ka pas asnjëherë një program që kish tregu se mbi cilat platforma po ndërtohet kjo. Prandaj sot qoftë edhe një deklaratë në këtë drejtim është qëllim keqe, sepse nuk ndërtohet mbi ndonjë parim që të kuptojë njerëzimi se a po ndërtohen parime të reja dhe mbi çka po ndërtohet ajo”, ka thënë Ferati.

Kryetari i Lëvizjes së Rezistencës serbe, Momçillo Trajkoviq ka thënë se ndarja e Kosovës ka qenë bisedë edhe gjatë viteve 90-ta në mes tij dhe përfaqësuesve të Beogradit, por si atëherë si sot, thotë se nuk është përkrahë ndarja e Kosovës.

“Unë në vitin 90 kam qenë kundërshtar i fuqishëm i ndarjes së Kosovës, edhe sot jam kundërshtar akoma më i fuqishëm, duke pas parasysh të gjitha pasojat që kanë pasuar në kërkim të zgjidhjes rreth Kosovës dhe çfarë do të ishin pasojat, po që se nuk gjendet një zgjidhje e drejt. Për mua ndarja e Kosovës është Shqipëria e Madhe dhe Serbia e Vogël, apo ndoshta edhe një Serbi më e madhe se që është po që se Republika Serbe do t’i bashkohej Serbisë, e cila në dekadat e ardhshme sërish në dekadat e ardhshme të bartë përgjegjësin për të gjitha ndryshimet që do t pasoheshin në Serbi dhe në gjithë Ballkanin”, ka thënë ai.

Panelistët thanë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë në ritmin që kanë filluar dhe të gjinden zgjidhje aty ku ka mendime të përafërta dhe presin nga organet më të larta të Serbisë që të hedhin poshtë një mundësi për ndarje dhe të kërkojnë zgjidhe që ky populli të jetojë në paqe. /kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›