Kim Jong Un, “Komandanti suprem”

Në këtë mënyrë, gazeta ka konfirmuar përforcimin e pushtetit të pasardhësit të Kim Jong Ilit, që vdiq jetë një javë më parë, për shkak të një sulmi në zemër.
“Do ta ngremë shokun Kim Jong Un në rangun e komandantit suprem dhe gjeneralit dhe do të kompletojmë revolucionin”, thuhet në editorialin e “Rodong Sinmun”, organi zyrtar i shtypit i pushtetit të Phenianit.
Kim Jong Il u nda nga jeta të shtunën e kaluar, në moshën 69-vjecare. Për të u mbajtën homazhe masive, me koreanët, të rritur e të mitur, që vajtuan dhe vazhdojnë të vajtojnë për të.
Pavarësisht se “lideri i dashur” kishte njoftuar para vdekjes kalimin e pushtetit tek i biri, në fuqinë bërthamore aziatike e ardhmja është ende e paqartë.
Shqetësimet burojnë nga fakti që Kim Jong Unit, që ende nuk i ka mbushur 30 vjet, mund t'i mungojë aftësia politike për të mbajtur frerët e drejtimit të vendit.
Po kështu, nuk përjashtohet mundësia e një lufte të brendshme për pushtet mes pjesëtarëve të tjerë të familjes apo elitës ushtarake.