Libia feston ditën e pavarësisë

Për herë të parë në 42 vjet, Libia po feston përvjetorin e pavarësisë së saj.
Mbretëria e bashkuar e Libisë ishte formuar më 24 dhjetor të vitit 1951, nga mbreti Idris.
Gjithsesi, pas marrjes së pushtetit nga koloneli Muammar Gaddafi në vitin 1969, nga ai vit si ditë e pavarësisë ishte festuar vetëm data e përmbysjes së mbretit.
Festime të u zhvilluan në Tripoli, përfshirë një drekë me tryeza për mijëra persona, që sipas organizatorëve mund të arrijnë deri në 2 kilometra përgjatë vijës bregdetare të kryeqytetit.
Shumë libianë nuk e dinë domethënien e 24 dhjetorit, për shkak se përvjetori nuk është festuar nën regjimin 4o vjeçar të kolonelit Muammar Gaddafi.