E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim Jong Un kërcënon Perëndimin

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong, Un ka kërcënuar se do të kundërpërgjigjet, po që se dikush sulmon vendin e tij.

“Nëse armiqtë hedhin një predhë të vetme në territorin tonë të pacenueshëm dhe në ujërat territoriale, armata duhet të përgjigjet me sulme të shpejta vdekjeprurëse dhe e tërë armata duhet të bëhet një dhe të udhëheqë betejën në arritjen e qëllimit tonë të madhe për ribashkim kombëtar. E kam lëshuar këtë urdhër për tërë armatën, e kam shqyrtuar planin operacional për zbatim dhe në fund e kam nënshkruar”, ka thënë Kim në një fjalim në një ceremoni ushtarake, pjesë të të cilit i ka transmetuar televizioni shtetëror veri-korean.

Ai ka thënë se durimi i Koresë Veriore ka kufijtë e vet dhe se provokimeve do t’iu përgjigjen me të njëjtën monedhë.

Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi në përgjithësi shprehin shqetësimin për mbrojtjen raketore të Koresë së Veriut, derisa Koreja e Jugut ka pasur herë pas herë incidente me fqinjin verior.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›