E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama akuzon Romneyn për qëndrime ekstreme

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se rivali i tij Mitt Romney e ka mbyllur veten në “qëndrime ekstreme” mbi çështjet ekonomike dhe sociale dhe me siguri se do t’i imponojë ato po që se zgjidhet, duke u përpjekur ta diskreditojë rivalin e tij republikan në këtë moment të madh politik të jetës së tij.

Në një intervistë për Associated Press, Obama tha se Romneyt i mungojnë idetë serioze, refuzon t’i “pranojë” përgjegjësitë që duhet t’i ketë një president dhe merret me argumente të pandershme, që sipas Obamës, së shpejti mund ta përcjellin atë në debatet ballë për ballë. Ai ka folur edhe për Konventën Republikane.

“Unë dyshoj se në Konventën Republikane do të dëgjojmë atë që e kemi parë në reklamat në vlerë prej miliona dollarësh. Ata parimisht kanë një porosi, që është se ekonomia nuk është atje ku duhet të jetë dhe se ky është faji i Obamës. Do të ketë variacione në këtë temë”, është shprehur Obama.

Fushata e sivjetme presidenciale në SHBA vlerësohet të jetë më e shtrenjta ndonjëherë, që pritet të kap vlerën në mbi 2.5 miliardë dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›