E Diel, 1 Nëntor 2026

Kim Kardashian ka trupin më seksi në botë



Format e saj trupore janë vlerësuar si më seksit në gjithë planetin tonë dhe për këtë, Kim Kardashian ndihet krenare. Ditët e fundit, filloi një “reality shou” që i dedikohet familjes së saj dhe për këtë arsye shprehet: Një shëtitje me mua, do të jetë rasti që të gjithë të më shohin se si zgjohem në mëngjes dhe se kur shkoj të shtrihem në mbrëmje, nuk do të mungojnë as momentet kur bëj dush...”. Kim është vlerësuar nga revista “FHM” si “femra me trupin më seksi në planet” dhe sigurisht kjo nuk është diçka e parëndësishme: “Jam me fat. Nuk mund të kisha një punë më të mirë se kjo që kam. Jam protagoniste e një “reality shou” që përfshin edhe gjithë familjen time. Paguhem që të jetoj kënaqshëm”. Në fund të fundit, familja Kardashian ka në mesin e saj tri bukuroshe: Kim, Kërtni dhe Klo, të trija seksi dhe joshëse. Kim është 30 vjeçe she përveçse me modelim impenjohet edhe me dalje në skenë, është aktore, stiliste dhe sipërmarrëse. Prej tre vjetësh është e fejuar me lojtarin e basketbollit Regi Bush.

23 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›